Pezullohet kreu i Operacionit Forca e Ligjit

257

Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Krim inale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Artan Shkëmbi ishte kreu i task forcës Forca e Ligjit

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliut. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të policisë.

Sipas burimeve, pezullimi i tij u bë pasi i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Shkëlzen Dumanit, person i cili rezulton i vrârë në Siri 6 vite më parë, duke luftuar për llogari të Shtetit Islamik, IŚ IŚ

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e vetting-ut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.