Infektohet me koronavirus Silva Bino, shtrohet në spitalin Infektiv

273

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka rezultuar pozitive me koron avirus.

Ajo po trajtohet në spitalin Infektiv. Mësohet se Bino ndodhet e shtruar atje prej tri ditësh dhe se gjendja e saj është e stabilizuar.

Deri tani, në Shqipëri janë infektuar 13.259 qytetarë, kanë vdekur 377 persona si edhe janë shëruar 7.534 njerëz.