Si rrallëherë Capital T hap zemrën dhe zbulon të pathënat.

302

Capital T është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private dhe fansat janë shumë kuriozë të dinë çbëhet me të. Së fundmi Capitali ka dhënë një intervistë për revistën Story dhe si rrallëherë ka hapur zemrën.

I pyetur se kur do të jetë momenti që të mos jetojë më vetëm ai është përgjigjur se kjo do të ndodhë natyrshëm. Po ashtu reperi ka zbuluar se beson shumë në dashuri dhe ka qenë i dashuruar.

Ato ndodhin në momentin që i ndjen që je i gatshëm ti marrësh ato përgjegjësi dhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe i tajkalon të gjitha për ty. Dashuria ekziston dhe si një njeri i gjallë i kam përjetuar edhe fluturat, ka treguar Capitali.