Gjendet i mbytur në liqen një djalë 14 vjeç.

289

Mëngjesin e sotëm është shënuar një tragjedi e rradhës në vend. Një djalë vetëm 14 vjeçar është gjendur i mbytur tek liqeni i Farkës.

Autoritetet kanë gjetur trupin e pajetë të të miturit rreth orës 06 e 35 të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se i mituri me inicialet A R është mbytur në liqen.

Ai ishte futur aty për tu larë në këto ditë të ngrohta të shtatorit, por nuk ka mundur të dali më prej andej.

Policia ka nisur zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.