Zjarr në godinën e Sigurimeve Shoqërore, digjen disa dokumente.

262

Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Sot rreth orës 07:20, në lagjen 15 Tetori ne katin e parë të Sigurimeve Shoqërore, ka rënë zjarr, informon policia. Mësohet gjithashtu se janë djegur disa dokumente.

Në vendengjarje shkuan shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.