Femrat në timon janë kthyer në rrezik!

793

Dy ditë pas aksidentit fatal në Kamzë, ku Rozina Koleci duke drejtuar një Mercedes Benz përplasi për vdekje 8-vjeçaren Esmeralda Ndreu, plagosuri nënën e saj Valbona Ndreu dhe motren e vogël. Po kështu humbi jetën 57-vjeçari, Ramazan Isha i cili po lëvizte me biçikletë kur u godita nga makina e 38 vjeçares.

Marrë shkas nga ky aksident tejet i rëndë, drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola ka bërë një analizë të aksidendenteve në vend, ndërsa ka dhënë edhe këshilla. Ndër të tjera Tola tha se është rritur numri i aksidenteve nga shoferet femra.

Deklarata e plotë

Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon së pari të falënderojë të gjithë drejtuesit e mjeteve, për sjelljen në trafik dhe respektimin e “normave të sjelljes”, duke e bërë punën e Policisë Rrugore më të lehtë edhe këtë javë.

Nisur nga aksidenti i rëndë, i ndodhur në afërsi të “Urës Kamzës” në datë 08.08.2018, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy persona të tjerë, pas një analize paraprake të shkaqeve të aksidentetve të diteve të fundit evidentojmë:

1. Tejkalimi i normave të shpejtësisë së mjeteve brenda qendrave të banuara është një nga shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit të mjetit dhe premisë për tu përfshirë në aksidente rrugore;

2. Përdorimi i aparateve celularë gjatë drejtimit të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të tërheqjes së vëmendjes nga drejtimi i mjetit, që shpie pastaj humbjen e kontrollit të tij;

3. Qarkullimi i biçikletave duhet të bëhet në kujdesin më të madh. I kujtojmë drejtuesve të mjeteve, se drejtuesit e biçikletave dhe të çiklomotorëve nuk janë të mbrojtur nga “karkasa” metalike, sikundër mjetet, mjafton një pakujdesi e dyanëshme dhe pasojat mund të jenë të rënda.

Kapërcimi i kryeqëzimeve prej drejtuesve të biçikletave duhet të bëhet në kujdesin maksimal, dhe në çdo rast edhe drejtuesit e biçikletave duhet të fillojnë të përdorin kaskot mbrojtëse të veçanta;

4. Këmbësoret brenda qendrave të banuara, duhet të kryejnë kapërcimin e kryqëzimeve me kujdesin maksimal atje ku janë vijat e kalimit të këmbësorëve, dhe jo të kryejnë kapërcime diagonal të kryqëzimeve, duke venë në rrezik jetën e tyre dhe të të tjerëve;

5. Jashtë qendrave të banuara këmbësoret duhet t’u japin përparësi drejtuesve të mjeteve dhe të kryejnë kapercimin e karrexhatës vetëm kur të jenë të sigurtë që kapërcimi i rrugës mund të bëhet pa rrezikuar jetën e tyre;

6. Policia Rrugore detyrohet të kujtojë, se gjatë drejtimit të mjeteve brenda dhe jashtë qendrave të banuara, janë të ndaluara përdorimi i internetit dhe i rrjeteve sociale, shkrepja e fotografive për ti shkëmbyer në instagram dhe në fb.

7. Nisur nga analiza e aksidenteve të muajit Korrik dhe muajit Gusht në vijim, ka një numër “të evidentuar” drejtuese mjeti femra që janë përfshirë në aksidente rrugore më pasojë, ndërkohë që dua të theksoj edhe të dhënën tjetër, që vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur, për të cilat ka filluar ndjekja penale.

Sa më sipër kërkojmë të rritet kujdesi nga kjo kategori drejtuesish mjeti gjatë drejtimit të mjetit, për të evituar shkeljet dhe për të parandaluar në maksimum aksidentet me pasojë jetën e tyre dhe të shtetasve të tjerë.

Drejtimi i mjeteve nga “kjo kategori drejtuesish” me kepucë të përshtashme, mospërdorimi mundësisht edhe i duhanit gjatë drejtimit të mjeteve, mosmbajtja e kafshëve shtepiake në kabinat e autoveturave të tyre pa i siguruar, do të lehtësonte manovrueshmërinë më të mirë gjatë drejtimit të mjeteve dhe do të evitonte përfshirjen në aksidente.

Policia Rrugore po vazhdon me gatishmëri maksimale monitorimin e trafikut.

Aksioni i saj këtë javë ka qenë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse;

Kontrollet e Policisë Rrugore gjithashtu kanë vazhduar për drejtuesit e mjeteve që përdorim celularët gjatë drejtimit të mjeteve;

Për realizimin me efektivitet të kontrolleve të mësipërme nga shërbimet e Policisë Rrugore, për identifikimin e këtyre shkeljeve janë angazhuar shërbime policore rrugore “civile” me mjete “jo të uniformuara” të policisë;