Zjarr pranë varrezave të qytetit, digjet plotësisht fusha.

245

Në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan ka rënë një zjarr afër banesave të qytetit. Sipas informacioneve është djegur plotësisht fusha pranë një toke. Zjarrfikësja është nisur menjëherë për të shuar flakët.

Fillimisht zjarri u afrua shumë pranë varrezave të qytetit, më pas ata kanë bërë të mundur vënien në kontroll të zjarrit. Mësohet se nga zjarri janë djegur shkurre. Akoma nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.