Momenti emocionues, ja si reaguan lojtarët e Kosovës kur u këndua himni shqiptar

329

Një nga pjesët më emocionuese të miqësores së sotme mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte edhe pjesa e himnit kombëtar.

Në momentin që në stadiumin e Elbasan Arena nis dhe dëgjohen fjalët e himnit, lojtarët e Kosovës sigurisht nuk mund të qëndronin indiferentë.

11-titullarët vendosën dorën në zemër dhe respektuan maksimalisht himnin (nuk mund të ndodhte ndryshe) duke krijuar një fotografi shumë të bukur për të treguar se në fund vërtet bëhet fjalë për një vëllazërore, pavarëisht nga dëshira për të treguar më të mirën në fushë dhe për të fituar në fund të 90 minutave.