Ministri Sandër Lleshaj “kërcënon” gazetaren Klodiana Lala

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetarja Klodiana Lala kanë debatuar me njëri-tjetrin në lidhje me projekt-ligjin e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, i cili do të luftojë të ashtuquajturën KÇK dhe bandat kriminale.

Gazetarja Lala tha se ky ligj është tërësisht antikushtetues, bie ndesh me liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe policia merr kompetenca që nuk i takojnë.

Klodiana Lala: Ky është një projekt-ligj antikushtetuese dhe mbi të gjitha abuziv. Po ta shikosh nen për nen.

Sandër Lleshaj: I vetmi draft që mund të diskutojmë sot mund të diskutojmë atë që ka thënë kryeministri.

Klodiana Lala: Neni 6 i projekt-ligjit thotë se policia merr kompetenca të plota.

Sandër Lleshaj: A mund ta lini atë draft. Do miratohet, por nuk është miratuar. Sa shpejt e paskeni kuptuar. Nuk e keni kapacitetin për t’u marrë. Kushtetuesen e përcaktojnë organet shtetërore, e jo ju.

Klodiana Lala: Unë kam ardhur të diskutoj për këtë projekt-ligj. Nëse qëndron ky projekt-ligj, ka probleme shumë të theksuara që kanë të bëjnë me liritë e individit. Policia merr tagër përtej gjykatës e prokurorisë.

Sandër Lleshaj: O Zonjë, nuk kemi ardhur këtu për të tilla deklarata. Këtë diskutim me mua nuk mund ta bësh me mua. Nuk mund ta bësh me mua këtë debat. Ai dokument për mua nuk ekziston. Unë diskutoj ato që janë bërë publike nga qeveria. Më ler të flas mos të të shpall non-grata.

Identifikohet kalimtari që u përplas për vdekje nga Benz-i

Policia dha informacion zyrtare në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën dytësore Sukth-Maminas.

Sipas efektiveve të Durrësit, ngjarja ndodhi rreth orës 18:11.
Mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Shoferi I mjetit eshte shoqeruar ne komisariat.

Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Partizani mund Laçin. VAR-i testohet në “Elbasan Arena”

Partizani ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Laçit ndeshjen e fundit të javës së 13 të Kategorisë Superore që u luajt në “Elbasan Arena”.

Djemtë e Lerdës kishin vetëm një objektiv në këtë ndeshje, pas rezultatit zhgënjyes të një jave më parë ndaj Flamurtarit, dhe ajo ishte fitorja. Goli për Partizanin u shënua në minutën e 26 të takimit nga Asani, i cili përfundoi dhe nga një rrëmujë në zonën e miqve. 

Gjatë pjesës së dytë “Të kuqtë” e administruan mirë lojën, duke mos iu lënë hapësira kundërshtarëve për të rrezikuar. Me këtë rezultat, “Demat e Kuq” mbajnë në katër pikë diferencën në krye të renditjes ndaj ekipit të Kukësit

Ndeshja e javës së 13 të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Laçit shënoi dhe një risi për futbollin shqiptar ku për herë të parë u bënë provat për aplikimin e teknologjisë VAR, e cila do të shërbejë për rastet e dyshimta gjatë ndeshjeve.

Duhet përmendur që takimi filloi me rreth 15 minuta vonesë për shkak se ekipi organizator, i cili në këtë rast është Partizani, nuk kishte marrë masa për praninë e ambulancës në fushën e lojës. U prit mbërritja e ambulancës nga Tirana që ndeshja të niste.

Nuk iki nga sheshi pa i dhënë popullit Referendum

Presidenti Meta paralajmeroi se nuk ka ndërmend të ndale takimet me qytetarësh dhe tubimet në sheshe, si ai I datës 8 dhjetor ne qytetin Studenti, derisa Rama të pranojë Referendum

Meta iu drejtua shqiptarëve duke thene se me këtë klasë politike ata janë krejtësisht të pashpresë.

 

Epoka e partive, ka përfunduar tha Meta, pasi ato treguan se nuk bashkëpunojnë dot për interesin kombëtar.

 

“Shqiperia duhet të hyjë në epokën e Referendumit. Kjo klasë politike ka dështuar në mënyrë të turpshme. Sot jemi më prapa në raport me dy dekada më parë. Referendum, ndryshe nuk mund tia lëjmë bandave që të qeverisin rajonet e vendit”.

 

Meta shtoi se Shqipëria nuk mund të eci përpara me këtë lloj parlamenti.

 

“Zgjidhja eshte vete referendumi, asgje tjeter. Ai eshte bllokuar perf 20 vjet nga politika, por tani nuk mund te ndodhe me. Madje une propozoj edhe referendume lokale, si rasti i inceneratoreve me te cilet eshte bere nje vjedhje e madhe”.

 

Ne fund Meta beri edhe nje ftese per tubimin e 8 dhjetorit.

 

” I ftoj te gjithe te marrin pjese ne tubimin e 8 dhjetorit. Te gjithe atje tek sheshi i Qytetit Studenti, por me nje kusht, te gjithe duhet te vijne me flamur kombetar kuqezi, asnje nuk eshte i mirepritur me flamur partie”.

Të gjithë nën përgjim, hetime dhe kontrolle pa mandat ( LIGJI ANTI-KÇK)

Project ligji për parandalimin ndjekjen dhe marrjen e masave ndaj krimit te organizuar, terrorizmit dhe krimeve te renda parashikon ngritjen e një strukture te posaçme me emrin drejtoria kundër krimit te organizuar e cila se bashku me drejtorinë e anti terrorit do te jene përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji

Fokusi i ligjit do te jene te gjithë ata persona qe janë dënuar me vendim te formës se prere për krim te organizuar por edhe ata për te cilët ka dyshime apo kane rekorde te mëparshme kriminale.

Masat ndaj tyre nisin qe ne momentin qe kërkojnë te vijnë ne Shqipëri, dhe drafti parashikon se atyre nuk mund tu lejohet hyrja dhe kthimi ne shtëpi pa iu nënshtruar një verifikimi nga policia ne piken e kalimit kufitar. Për te gjithë këta, policia e shtetit mund te urdhërojë kufizimin e perimetrit te lëvizjes brenda një zone administrimi apo qyteti, si dhe mund tu merret përkohësisht pasaporta.
Ligji parashikon masa specifike për pasurinë e te gjithë eksponentëve te krimit te organizuar.

Policia e shtetit mund te urdhëroje masën e sekuestros per çdo aset ose çdo pasuri që disponohet, administrohet apo është në pronësi të subjekteve nën hetim, masë e cila duhet të vleftësohet nga Prokuroria brenda 48 orëve.

Por pikat me te debatuara te këtij ligji janë parashikimet për përgjimet te cilat realizohen pa vendim gjykate.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të kryejnë përgjime ambientale në ambiente private me autorizim të drejtuesit të Prokurorisë përkatëse.
Strukturat e Policisë së Shtetit do të kryejnë përgjime ambientale në vende publike me miratim të drejtuesit të strukturës vendore të policisë dhe kur çështja ndiqet nga strukturat qendrore miratimi jepet nga drejtuesi i strukturës përkatëse qendrore të policisë.

Ky ligj i jep te drejtën policisë te beje kontroll pa vendim gjykate.

Strukturat e Policisë së Shtetit kryejnë me iniciativë kontrolle për parandalimin e akteve terroriste, parandalimin e kryerjes së krimit të organizuar apo të një krimi të rëndë në mjedise publike të hapura, me iniciativë nga një punonjës policie me gradën nënkomisar i lartë.
Në ndërtesa apo objekte të tjera shtetërore e private, me iniciativë nga një punonjës policie me gradën nënkomisar i lartë

Ndërsa kontrolli ne banesa private mund te realizohet me autorizimin e prokurorit. Këto kompetenca qe ligji special i jep policisë pritet te jene ne qendër te debatit pasi tashme opozita është pozicionuar kundër.

Fillon me vonesë ndeshja mes Partizanit dhe Laçit, arsyeja e çuditshme

Ka nisur me 15 minuta vonesë ndeshja e fundit e javës së 13 të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Laçit, në stadiumin “Elbasan Arena”

E gjithë vonesa ka ndodhur pasi ekipi organizator, në këtë rast është Partizani, nuk kishte marrë masa për të siguruar një ambulancë në fushën e lojës, pa të cilën, sipas rregullores, nuk mund të fillojë takimi

Janë dashur plot 15 minuta pas orarit zyrtar të ndeshjes që ambulanca nga Tirana të mbërrinte në “Elbasan Arena” dhe në fund nuk ishte një, por dy.

Ilir Meta: Më 8 dhjetor ju pres në shesh! Mjaft më me këtë pakicë që keq qeveris

Të dashur qytetarë!Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”! Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit”. Është kjo thirrja që presidenti Ilir Meta iu ka bërë këtë të hënë qytetarëve.

Kreu i shtetit thotë se nuk durohet më kjo pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi!

Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998. Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!”, thekson Meta.

Sa i përket referendumit, Presidenca ka publikuar nenin 150 të Kushtetutës, i cili sanksionon se 50 mijë shtetas me të drejtë vote, kanë të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojnë Presidentit të Republikës mbajtjen e tij për çështje të një rëndësie të veçantë

Por për ndryshimet kushtetuese, neni 177 sanksionon se për këtë vendos vetë parlamenti, i cili mund t’i drejtohet më pas popullit për referendum, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ose 28 deputetë dhe kur miratohet nga dy të tretat, ose 94 deputetë.

U vodhën 800 euro 3 studentëve,pranga 22-vjeçarit në kërkim bashkëpunëtori

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi në bashkëpunim me një person tjetër të shpallur në kërkim kanë grabitur  një shtëpi ku jetonin me qira 3 studentë.

Dy autorët kanë hyrë në shtëpinë e studentëve dhe në kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro. Pas ndërhyrjes së policisë u bë i mundur arrestimi në flagrancë e një prej autorëve, 22-vjeçari me iniciale S.A banues në Vlorë, i cili ka ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje

Bashkëpunëtori i tij është ende në kërkim nga blutë, gjithashtu mësohet se autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët.

Sipas njoftimit të policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash.

Përplasje mes kamionësh në Itali, dy të vdekur mes tyre një shqiptar

Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali. Sipas mediave italiane 48-vjeçari Agron Bakaj, i cili po i drejtonte një kamion është përplasur me një tjetër mjet të llojit kamion në superstradën Ascoli-Mare rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.

Dy mjetet janë përplasur pak para kryqëzimit për shkak të ngushtimit të rrugës si pasojë e një kantieri ndërtimi.

Përveç 48-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën pas përplasjes ka vdekur edhe shoferi i kamionit tjetër, 39-vjeçari Angelo Lucini teksa po transportohej për në spital.

Përplasja e dy mjeteve ka paralizuar qarkullimin rrugor duke krijuar një radhë të gjatë makinash. 48-vjeçari shqiptar prej vitesh jetonte dhe punonte në San Benedetto del Tronto /Opinion.al/

I digjet makina, reagon gjyqtari në Shkodër: Nuk i trembem askujt!

Gjatë mbrëmjes që lamë pas është djegur tërësisht në Shkodër makina e gjyqtarit Andri Ymeri.

Ende nuk dihet se cilët kanë qenë personat që i kanë vënë zjarrin makinës së tij, ndërkohë që gjyqtari ka reaguar duke thënë se djegia e makinës së tij ka ndodhur për shkak të detyrës.

Ymeri ka theksuar se nuk i trembet askujt dhe nëse zjarrëvënia  është vënë për shkak të detyrës nuk do të mund t’i bëjnë presion.

“Çdo gjë është për shkak të detyrës. Kushdo që ndodhet pas zjarrëvënies nuk i trembem edhe pse jam i shqetësuar. Jam shprehur në polici për çdo gjë dhe gjykatësi duhet të jetë i rezervuar në ato që publikon. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se më bëjnë presion për shkak të detyrës”,-është shprehur ai.

Makina e gjyqtarit, Ymeri një mjet tip Benz është djegur gjatë mbrëmjes të së dielës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër nga dy persona ende të paindetifikuar./Opinion.al/