Video / Alvini takon gjyshin, momente emocionuese

456

Vogëlushi i buzëqeshur, Alvin Berisha më në fund ka takuar gjyshin e tij.

 

Një përqafim plot mall dhe dashuri pas viteve të gjata të pritjes në kampet famëkeqe siriane.

 

sot është në shtëpi, por nëna e Alvinit e rrëmbeu atë drejt makthit të luftës në kampet Siriane, kur ai ishte vetëm 7 vjeç. Dëshira e madhe e djaloshit, tashmë, 11 vjeçar për tu kthyer pranë babait dhe të dashurve të tij fatmirësisht u bë realitet.

 

Një ditë më parë ai takoi babain dhe dy motrat.

 

Operacioni i shpëtimit të Alvinit, ashtu sikurse deklaruan autoritetet ishte tejet kompleks dhe i vështirë por mbetet një rrugë e hapur shprese edhe për shumë fëmijë të tjerë që vuajnë padrejtësisht në kampe, mes kushteve të vështira dhe ëndrrave të vrara të fëmijërisë.