Gjermania feston sot 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

447

30 vjet më parë, mё 9 nёntor të vitit 1989 ra muri i Berlinit, perdja e hekurt që ndante Gjermaninë Perëndimore nga ajo lindore. Një moment historik që shënon fundin e luftës së Ftohtё globale mes diktaturave dhe demokracive.

Muri u ndërtua në vitin 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore duke synuar të ndalte valën e qytetarëve të saj që donin të shkonin në perëndim. Qindra vetë u vranë në përpjekje për t’u arratisur përtej kufirit. Pothuajse tre dekada më pas, dhjetra-mijëra njerëz e rrëzuan murin, një moment kyç që kontribuoi në fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ngjarjet e asaj nate, bënë jehonë në gjithë botën. Pas disa javësh, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe presidenti I ri amerikan, George Bush deklaruan se Lufta e Ftohtë kishte marrë fund.

Kjo e shtunë është festë në Gjermani, zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme, qytetarët gjermane dhe vizitorë nga e gjithë bota festojnë përvjetorin e 30 të lirisë. Aktivitetet kanë nisur pak ditë më parë dhe do të arrijnë kulmin mbrëmjen e sotme.