Xhesika, viktima e parë nga tërmeti në Tiranë që donte të bëhej arkitekte

Xhesika Biqiku është viktima e parë që tërmeti la pas në qytetin e Tiranës,

20 vjecarja u nda nga jeta këtë të shtunë në spitalin e Traumës teksa ndodhej që nga mengjesi I 26 nentorit në gjëndje kome.

Ajo jetonte me familjen në Kombinat teksa tullat e pallatit të saj dhe llamarinat e goditën në kokë, gjatë tërmetit me magnitudë 6.3 sipas shkallës rihter.

Lëndimet e marra e cuan në gjëndje kome Xhesikën, dhe kjo ishte arsyeja përse vajza nuk mund të lëvizej dhe të dërgohej për mjekim me të specializuar në klinika jashtë vendit.

Xhesikës iu ndërpre endërra në mes teksa aspironte të bëhej arkitekte, degë për të cilën edhe studionte.

Ndërkohe të plagosura në tërmet mbeten edhe nëna e 20 vjecares që ka marrë carje në këmbë dhe kokë e po ashtu edhe motraf e viktimes, Sabina e cila ka thyer këmbën dhe ka dëmtime në shpatull.

I vetmi që nuk mori dëmtime të rënda ishte babai I saj, Ilia Biqiku I cili këtë të shtunë teksa takoi kryeministrin Rama në Kombinat iu lut që ta dërgonin vajzën në Itali, ndonëse vetëm pak orë më vonë, Xhesika gjeti vdekjen.

Pasojat tragjike/ Rama i shtrin dorën Bashës: Të ulemi e të bashkohemi për shqiptarët

Kryeministri Rama I ka shtrire dorën e bashkëpunimit Bashës dhe forcave të tjera opozitare për të bashkëpunuar në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.

U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete.Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, Rama duke iu drejtuar direct Lulzim Bashës thotë se është koha e bashkimit konkret për tu ulur në shërbim të shqiptarëve, për ti dhënë të gjithë qytetareve qetësi dhe siguri.

Është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë.Unë jam gati!
Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit

Rama i referohet ne kete ftese per bashkepunim, tryezes se pritshme te Komitetit per Rindertim qe do te ule ne tryeze te gjithe faktoret e mundshem qe do te sherbejne per te koordinuar punet per te filluar punen per ndertimin e banesave te prishura nga termeti.

51 të vdekur nga tërmeti shkatërrues ( Lista e plotë me emrat e viktimave)

51 persona kane humbur jeten si pasoje e termetit qe tronditi Shqiperine ne oret e para te 26 nentorit.

 

Hoteli Mira Mare ishte vatra e fundit ku u zhvilluan operacionet e kerkim shpetimit te cilat zgjaten 3 dite dhe bilanci eshte me tragjiku ne dekadat e fundit; 51 persona te vdekur, 913 te plagosur e mijera qe kane mbetur pa strehe.

 

47 qytetare u nxorren pa jete nga germadhat, nje 26 vjecar vdiq ne aksident pas demtimit te rruges, nje 32 vjecar u hodh nga ballkoni per shkak te panikut, e nje person pesoi infarkt per shkak te lekundjeve te forta te termetit. E fundit qe humbi jeten ishte 20 vjecarja Xhesika Biqiku e cila shenon viktimen e pare nga termeti ne Tirane.

 

Mëngjesin 26 nëntorit ne orën 3:54 minuta Shqipëria u trondit nga një termet i shkalles 6.3 rihter. Dy zonat qe u goditen me fort ishin Thumana dhe Durresi.

 

 

Ne Thumane u shemben 3 pallate te ndertuara ne vitet 80, dhe megjithe perpjekjet e forcave shqiptare, te Kosoves, Greqise, Serbise nga rrenojat u nxorren pa jete 22 persona, shumica pjesetare te se njejtes familje.

 

Tragjedia e familjes Cara eshte nder me te rendat pasi ajo humbi 6 anetare nen rrenojat e pallatit e vetem 2 pjesetare te familjes arriten te shpetoheshin nga forcat speciale.

 

 

Ne durres humben jeten 24 persona, ne 5 ndertesa qe u shemben per shkak te lekundjeve te forta. Tragjedia me e rende ishte ajo e familjes lala ne zonen e ish-kenetes, pasi nga rrenojat e shtepise u nxorren pa jete 8 persona mes tyre edhe femije; dy binjaket 2 vjec Dionis dhe Dionisa Lala, dhe 6 vjecari emilio Lala. I vetmi qe arriti te shpetoje ishte 17 vjecari Ramë Lala.

 

Ne kryeqytet u shenua vetem nje viktime, Xhesika Biqiku e cila humbi jeten sot paradite ne spital pasi u godit nga nje tulle ne koke ndersa po dilte nga shtepia ne zonen e Kombinatit.

 

DURRËS

  1. SHEMSEDIN SHUKRI ABAZI 08.07.1987, DURRES
    2. DIENA AJET KARANXHAJ 07.10.1989, DURRES
    3. ERIVOLA BAJRAM BROSHKA 20.05.1991, DURRES
    4. BAJRAM ZEQIR HAJDARAMATAJ 30.07.1963, DURRES
    5. AMELIA ALBERT LALA 21.05.2009, DURRES
    6. KRISTI EDUART RECI 17.08.1994, DURRES
    7. ESIELA DORJAN KARANXHA 10.01.2011, DURRES
    8. EDUARD NDUE RECI 09.09.1965, DURRES
    9. SADIK HAMIT QATO 14.09.1934, DURRES
    10. KLAUS EDUART RECI 06.05.1988, DURRES
    11. DOLORA PERILI RECI 06.01.1970, DURRES
    12. SABAHETE HALIL LALA 04.02.1940, DURRES
    13. GRISILDA SHKELQIM LALA 15.06.2000, DURRES
    14. DIONISA ALBERT LALA 30.01.2018, DURRES
    15. ENIS ALBERT LALA 30.01.2018, DURRES
    16. EMILJO ALBERT LALA 28.06.2013, DURRES
    17. MARJETA ISUF LALA 08.10.1988, DURRES
    18. ILIR RAM LALA 20.11.1966, DURRES
    19. ISAH SHUKRI ABAZI 30.11.1990, DURRES
    20. ROZETA THANAS MECJA 31.08.1960, DURRES
    21. SOTIRAQ VANGJEL MISHA 30.07.1964, DURRES
    22. NAFIJE HAZIZ REXHEPI 30.09.1945, DURRES
    23. FLATAR ZENELAJ 1955, DURRËS
    24. XHULJETA SKENDER GJANA 20.05.1959, DURRES

 

THUMANE

  1. BUKURIE ISLAM LEKA, 03.03.1939, THUMANE
    2. FATMIRA QAZIM CARA, 07.07.1966, THUMANE
    3. ERISA CARA, 28 VJEC, THUMANE
    4. HASAN ALBERT CARA, 15.12.2001, THUMANE
    5. FATMIRA CUKA, 44 VJEC, THUMANE
    6. SARDI CUKA, 19 VJEC, THUMANE
    7. SELVI DYLE LALA, 27.07.1945, THUMANE
    8. ARJELA ROLAND LALA, 15.10.2014, THUMANE
    9. HAJRIE MUSTAFA VATA, 64 VJEC, THUMANE
    10. KRISTIAN MARJAN PRECI, 02.08.1994, THUMANE
    11. SAIMIR PELLUMB GREGU, 31.09.1988, THUMANE
    12. LUTFIE XHAFER CUPI, 20.10.1961, THUMANE
    13. KLEMENT HAJREDIN CUPI, 28.04.1985, THUMANE
    14. DRITA KASTRIOT CAKONI, 10.10.2004, THUMANE
    15. SADAJANA BASHKIM HYSA, 08.06.1998, THUMANE
    16. ALMIR ALBERT CARA, 22.02.1990, THUMANE
    17. ROLEJDI SERVET VATA, 18.10.2012, THUMANE
    18. PELLUMB SAMI GREKU, 09.12.1962, THUMANE
    19. CELIKE NEVRUZ GREKU, 31.08.1962, THUMANE
    20. HAJREDIN AHMET CUPI, 21.02.1953, THUMANE
    21. ELIOS GEGA, THUMANE
    22. ADERINA HASAN KADILI, 08.06.1998, THUMANE
    23. ANTHI ILIA CARA, 02.02.1947, THUMANE
    24. KASTRIOT QAZIM CAKONI, 31.08.1973, THUMANE
    25. DIASTELA ISMAIL STENECI, 14.05.1994, THUMANE

MAMURRAS

  1. ERSID AFRIM HOXHOLLI, 22.06.1987, MAMURRAS

 

TIRANE

 

1.XHESIKA BIQIKU

Tragjedia e Dienës është e paimagjinueshme

Vetëm 30 vjeçe, Diena Karanxhaj-Meçaj iu bashkua shumë shpejt bashkëshortit që u nda nga jeta pesë vite më parë. Ajo dhe vogëlushja e saj, Esiela 8-vjeçare, nuk arritën t’u mbijetonin lëndimeve të marra nën rrënojat e pallatit me gjashtë kate në Durrës, të shembur nga tërmeti. I vetmi që u nxorr gjallë është i ati i Dienës, pasi edhe nëna e saj ndërroi jetë.

Nisur nga Instagrami, historia e Dienës është e paimagjinueshme, e jashtëzakonshme dhe e tmerrshme njëkohësisht. Dorian Karanxhaj mbaroi Akademinë e Arteve të bukura në Romë dhe konsiderohej një prej piktorëve më premtues, por humbi jetën në moshën 37-vjeçare si pasojë e atakut të miokardit. Pavarësisht trishtimit që la pas humbja e bashkëshortit, ajo ja doli të vazhdonte ëndrrën e tij për pikturën. Pas vdekjes, Diena kuroi një ekspozitë për të përkujtuar artin e tij.

Si një mënyrë për të pasur ndoshta një lidhje me të atin e ndjerë, Diena u kujdes që vogëlushja Esiela të ishte në kontakt me pikturën, ëndrrën e tij të lënë përgjysmë.

Një grua me pasione të shumta, që adhuronte muzikën, pikturën dhe çdo formë të artit në përgjithësi, Diena vendosi të mos dorëzohej. Dashurinë e saj për të bukurën ajo e materializoi duke hapur një dyqan me bizhuteri. Por ja që fati e deshi që ëndrrat për veten, për vajzën, për prindërit të ndërpriteshin tragjikisht.

Sot, Diena u gjet me një fije shpresë për jetën, ndonëse pranë saj Esiela kishte ndërruar jetë. Ajo iu bashkua të bijës vetëm pak çaste pasi u nxorr nga rrënojat. Një histori e pabesueshme deri në dhimbje sa fjalët janë të pakta për ta përshkruar. E vetmja gjë që ngelet në të tilla momente është besimi se ndoshta janë të tre bashkë…ndoshta ka një vend për që janë bërë për njëri-tjetrin.

Si i vodhi ndihmat për të prekurit e tërmetit Shefi i Rendit në Rinas: I doja për policët…por përfundojnë tek vjehrra!!!

Debati në telefon mes pedagoges Valbona Zekaj dhe shoqes. ”…mos u mundo herën tjetër të ma fusësh mua në këto gjëra, nuk jam fëmijë unë, turp…”.  

Makutëria e disa personave në momente fatkeqësie kalon çdo limit të etjes për të vjedhur apo përlarë çdo gjë të mundshme, me qëllim përfitimin e të mirave materiale që më pas gjenerojnë para. Një rast shumë i rëndë u zbulua dje në Tiranë, ku njerëz të veshur me uniformë policie dhe një pedagoge e Akademisë së Mbrojtjes me gradën shkencore, janë kapur duke vjedhur pakot me ushqime dhe batanije të dorëzuara nga fondacioni “Fundjava Ndryshe”, ndihma këto që duhet të shkonin për personat e pastrehë të prekur nga tërmeti.

Altin Zekaj, me detyrë shefi i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, janë të dyshuar si protagonistët kryesorë të vjedhjes së ndihmave, duke arritur të marrin dhe të çojnë në banesën e prindërve të tyre, plot 15 qese me ushqime të paketuara me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” dhe 7 batanije. Ndërkohë 18 pako me ushqime të këtij fondacioni janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Tre janë personat e arrestuar

Sipas akuzës, pedagogia Valbona Zekaj ishte ajo që siguronte ushqimet dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte një punonjës tjetër policie Ervin Haxhillarin, që t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla. Mes personave të arrestuar është pikertisht zjarrfikësi Arben Taulla dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari. Ky i fundit ka vendosur të bashkëpunojë me policinë duke treguar të gjithë çfarë kishte ndodhur. Ndaj këtij punonjësi policie, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa për dy kunetërit Altin Zekaj dhe Alban Taulla është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Për pedagogen Valbona Zekaj hetimet vijojnë në gjendje të lirë.

Shqiptarja.com ka arritur të zbardhë të gjithë dinamikën e vjedhjes së ndihmave. Në datën 28 nëntor 2019 është marrë informacioni nga Shërbimet e Ankesave në Ministrinë e Brendshme se disa persona me uniform policie po kryenin vjedhjen e ndihmave të dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti. Nga rrjetet sociale është siguruar një video amatore që tregonte një furgon me targat e Ministrisë së Brendshme, i cili po shkarkonte pakot me ushqime dhe batanije në rrugën “Xhanfize Keko”, që ndodhet në rrugën administrative nr. 4 në Tiranë. Menjëherë është kryer verifikimi i targës MB 391 AA dhe ka rezultuar se ky furgon përdoret nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin ku ishte shkarkuar furgoni i policisë dhe teksa në banesë është paraqitur Alban Taulla, me detyrë zjarrfikës, kanë ushtruar një kontroll në ambientet e apartamentit prej nga kanë gjetur dhe sekuestruar 15 pako me ushqime të “Fundjava ndryshe” dhe 7 batanije. Menjëherë është kryer arrestimi i këtij personi. Ndërkohë gjatë hetimeve është identifikuar dhe polici Ervin Haxhillari që ka shërbyer si shofer i furgonit, i cili pasi është ndaluar nga policia ka pohuar se në lidhje me përdorimin e furgonit të Ministrisë së Brendshme ai është urdhëruar nga shefi i rendit të komisariatit të Rinasit Altin Zekaj, për të marrë një sasi ndihmash që i kishte siguruar bashkëshortja e tij përmes njohjeve të saj personale.

Polici tregon se këto ndihma duhet ti dërgonte në banesën e vjehrrës së shefit të rendit me emrin Shkurte Taulla, ndërsa pjesën tjetër prej 20 pako ishte urdhëruar për ti çuar në zyrën e Altin Zekaj. Për të bërë këtë transportim, Zekaj e ka udhëzuar që polici Haxhillari të kontaktonte në telefon me vjehrrën Shkurte Taulla, e cila më pas ka marrë ndihmat, për ta ndihmuar të birin e saj Alban Taulla.
Roli i Valbona Zekaj duhet të sqarohet nga prokuroria. Sipas disa përgjimeve që Shqiptraja.com ka lexuar, sapo ajo ka mësuar prezencën e policisë në banesën e prindërve të saj, Valbona i kërkon ndihmë një shoqes së saj E.N., që të shkojë në banesë dhe të tërheqë pakot me ndihma dhe t’i dorëzojë tek njësia administrative nr. 3 në Tiranë.

Valbona i justifikohet shoqes së saj se ajo vetë dhe burri i saj Altini ndodhej në Shkodër dhe e kishte të pamundur që t’i çonte vetë pakot me ushqime. Nga dokumenti që kemi siguruar rezulton se pedagogia Valbona Zekaj i thotë në telefon shoqes së saj E.N., e cila rezulton të jetë dhe administratorja e njësisë nr.3 në Tiranë:

Valbona Zekaj: “…një mikesha ime nga Kosova më ka sjellë 20 pako me ndihma tek shtëpia e mamit tim, ku nga këto 10 pako do t’i çoj Altini në komisariatin e policisë Rinas dhe 10 pako janë për njësinë administrative nr.3 në Tiranë për fëmijët në nevojë. Të lutem a mund të shkosh t’i marrësh tek shtëpia e mamit tim sepse unë jam në Shkodër me Altinin dhe mamaja ime nuk ka mundësi që t’i sjelli…”.
E. N.:“…dakord, por e mira do ishte që t’i dërgosh tek pika e grumbullimit e të gjitha ndihmave…”.
Valbona insiston që administratorja e njësisë nr.3 të shkojë tek shtëpia e mamit të Valbonës në rrugën “Xhanfize keko”, në një pallat pesë katësh, ku në katin e katërt të tij ishte banesa. Por kur ka shkuar atje ka gjetur policinë.

E. N. tregoi: “…pranona të shkoja dhe brenda 10 minutave kam arritur tek shtëpia e mamit të Valbonës. Atje u përballa me policinë, të cilëve ju prezantova se kush isha, dhe nga ana e tyre më është thënë se po bëhen verifikime se ku janë marrë këto ndihma, dhe si janë marrë dhe si kanë përfunduar në këtë banesë këto ndihma. Pas kësaj u largova….”-thotë E. N. Por mbas një ore kjo e fundit është përballur në rrjetet sociale me një video, ku dallohej një furgon policie që shkarkonte ndihma dhe ka dalluar një grua, e cila duket si nëna e Valbona Zekaj.

VIDEO/ Momenti i vjedhjeve të ndihmave

E.N. tregon qe “…këtë video ja dërgova Valbonës në inbox-in e instagramit dhe i thashë: ”mos u mundo herën tjetër të ma fusësh mua në këto gjëra, nuk jam fëmijë unë, turp”. Sapo Valbona e shikon mesazhin në instagram më telefonon dhe më thotë që për kokë të djalit ti nuk ke lidhje fare me këtë histori, sepse këto ndihma me të vërtetë i kam marrë për familjet në nevojë në njësinë nr.3. Por unë i them që Valbona të të vijë turp që më shqetëson në këtë mënyrë, nuk ta kam për borxh të më përballësh me policinë. Ndërkohë në telefon del Altini dhe më thotë që nuk kemi asnjë gjë me ty dhe të rrish ne qetë se nuk ka asnjë në lidhje, sepse mua nuk më plas për 15 pako, sepse mendova realisht të t’i sillja ty 15 pako, sepse 25 të tjera i kam çuar në komisariatin e Rinasit. U thashë që të mos më shqetësonin më dhe që atëherë i kam mbyllur telefonin dhe nuk kam komunikuar më…”, tregon E. N.

Lidhur me këtë çështje është marrë në pyetje dhe pedagogia e Akademisë së Mbrojtjes Valbona Zekaj, e cila ka deklaruar se: “…jam pedagoge prej shumë vitesh pranë Akademisë së Mbrojtjes me gradë shkencore. Kam marrë në telefon E. B., e cila është një avokate e njohur dhe nuk e di çfarë pozicioni ka në fondacionin “Fundjava Ndryshe”, dhe i kam thënë që më duhet 10 apo 15 pako me ndihma për gratë e njësisë 3 meqënëse jam kryetare e gruas të Partisë

Socialiste në njësinë 3, dhe këto pako duhet t’ia çoja grave që na kanë ndihmuar dhe gjatë fushatës dhe që tashmë kishin nevojë për ushqime. Ose këto pako mund ti çonim në bashkinë e Tiranës, por akoma nuk e kishim vendosur pasi ndodhesha jashtë Tiranës…”-thotë Valbona Zekaj.
Lidhur me vjedhjen e pakove me ushqime dhe batanijeve është marrë në pyetje dhe shefi i rendit në komisariatin e Rinasit, Altin Zekaj.

“…Jam me detyrë shefi i rendit në komisariatin e Rinasit prej 4 vitesh. Gruaja ime e quajtur Valbona Zekaj, punon si pedagoge dhe është e angazhuar me shoqërinë civile. Dje më tha që do të merrte disa ndihma pranë një fondacioni, të cilin unë nuk e di emrin se si quhet dhe me këtë rast, unë i kam thënë nëse ishte e mundur që të siguronte ndihma edhe për punonjës policie të komisariatit të Rinasit, që mund të ishin prekur nga tërmeti dhe kishin nevojë për ndihma. Ajo ka pranuar dhe më tha që kishte siguruar edhe 20 pako, sasinë e saktë nuk e di, dhe këto pako do ja jepja efektivave të policisë së komisariatit Rinas.

Pasi kam njoftuar shefin e komisariatit, i kam dhënë urdhër komandantit të skuadrës Ervin Haxhillari, që të shkonte me makinën e policisë së Rinasit dhe të bënte transportin e këtyre ndihmave. Një pjesë të pakove duhet t’i sillte në komisariat ndërsa pjesën tjetër duhet ta shpërndante tek efektivët e policisë së Rinasit që kishin nevojë…”-thotë shefi i rendit Zekaj. Por pakot në fakt nuk kanë shkuar tek banesat e policëve por në banesën e vjehrrës të Altin Zekaj.

Biznesmeni bën për ‘dush të ftohët’ politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi pse s’i hapni për banorët? (VIDEO)

Një “tronditje” për politikanët vjen nga biznesmeni nga Elbasani, Gjergj Luca. Teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, ai ka bërë për dush të ftohtë për të gjithë përfaqësuesit e politikës.

“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shpia që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s’i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët. Cili nga ata e kanë hapur shpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë. 

Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo. Të japin një ditë pune. Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t’u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti. Zoti ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”, tha ai.

VIDEO:

Tërmeti në Shqipëri/ Kisha katolike italiane dhuron 500 mijë euro


Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve Italianë dhuron 500 mijë euro, për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, me epiqendrën e tij midis Shijakut dhe Durrësit. 

Kjo iniciativë është “për qëllim për t’iu përgjigjur urgjencave më të rrepta”, thuhet në një shënim nga CEI, dhe “do të synojë të gjejë ndihma ushqimore dhe nevojat themelore të tilla si veshmbathja, çanta për gjumë, batanije, komplete për higjenë dhe për të porsalindurit ”. 

Dëmet në fakt janë të mëdha dhe ka shumë njerëz që nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. 

Qytetet më të prekur janë Durrësi (i dyti i vendit) dhe Thumana, 40 km në veri të Tiranës. Vlerësimi i viktimave, tani regjistron disa dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur dhe të paktën 750 të plagosur. 

Caritas Italiana tashmë është e pranishme në Shqipëri në këtë fazë dhe po punon së bashku me operatorët e Caritas Albania për ta mbështetur atë.

Besa Kokëdhima tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Tërmeti është shkaktarë

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur Shqipërinë, vendi po vazhdon të kaloj një periudhë mjaft të vështirë, shkruan KultPlus.

Shumë artistë e shumë fytyra publike u kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme viktimave të tërmetit.

Besa Kokëdhima, këngëtarja e njohur shqiptare, së fundi ka treguar të jetë tërhequr nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës Magjike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një njoftimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të këngëtares.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe

“Kenga Magjike” do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”.

Situata pas tërmetit, ministrja Shahini informon se kur fillon mësimi

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi në Facebook se do të jetë ajo që do të njoftojë datën zyrtare të rifillimit të procesit mësimor në shkolla, pas situatës së krijuar nga tërmeti i së martës.

Reagimi i ministres, Shahini erdhi pas publikimit të disa lajmeve në rrjetet sociale se mësimi në shkollat e Tiranës dhe Durrësit do të fillojë më 9 dhjetor.

Shahini bën me dije se rifillimi i mësimit do të bëhet i mundur vetëm pasi të mbyllet analiza e vlerësimeve në infrastrukturën mësimore dhe këtë gjë ajo do e bëjë me dije më pas në faqen e saj zyrtare

Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore. 

Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike.

Pasojat nga tërmeti / Shtëpi të shembura e pallate të pabanueshme

Kjo eshte ajo cka ka mbetur nga vila kater kateshe ne Kavaje e cila u shkaterrua nga termetit i 26 nentorit.

Fatmiresisht pjestaret e familjes shpetuan pa demtime pasi askush nuk ndodhej ne banese.Pronari i viles tregon se i gjithe investimi i siguruar nga puna e gjate ne emigracion tashme ka shkuar dem.

 

Ndërkohë në qënder të Kavajes qytetarët kanë mbetur në qiell të hapur pasi pallati i tyre ka pesuar dëme të medha .

 

Ata thone se pallati ishtë shpallur i pabanueshëm që prej termetit të 21 shtatorit por ata vazhdonin të jetonin aty .

 

Shume banore megjithe rrezikun hyjne ne apartamentet e tyre per te marre çte mundin.

 

Kryetari i bashkise se Kavajes sqaron se nga verifikimet e deritanishme rezulton se 20 shtepi private jane shembur ndersa disa pallate jane demtuar rende.

 

Solidariteti i njerëzve për të ofruara ndihmë ndihet edhe ne Kavajë.

 

Fugona te ngarkuar me ushqime dhe veshmbathje mbërrijnë nga Kosova.

 

Pallateve që janë shpallur të pabanueshëm për shkak të pasigurisë u është vënë shiriti i bllokimit dhe ruhen nga policia .