Zbulohet emri i fshehtë i Mbretëreshës Elizabetë.

189

Kur anëtarët e familjes mbretërore paraqiten në publik, ata janë të rrethuar nga siguria. Për këtë arsye secili ka një emër të fshehtë, ndërsa ai i Mbretëreshës është Sharon.

Ekipet e tëra janë rreth e rrotull, dhe secili anëtar i familjes ka një emër të fshehtë për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre.

Sipas një burimi të afërt me familjen që intervistoi gazeta britanike Sun këtë javë, emri i fshehtë i Mbretëreshës Elizabeth nuk ka lidhje me ndonjë agjent sekret apo super hero.

Ajo gjithmonë shënohet me shkronjënS . Si Sharon, tha burimi. Sipas Daily Mail, shkronja S është më e përshtatshme për statusin e saj sovran.

Historiani mbretëror Hugo Vikers ka konfirmuar se historia e mundshme e emrit të fshehtë të Mbretëreshës është ndoshta e vërtetë.

Është shumë e mundshme. Qëllimi i epitetit është ta bëjë atë të tingëllojë anonime dhe lehtë për t’u kujtuar, tha ai