Përplasje masive në burg, plagoset rëndë një i dënuar.

322

Disa të dënuar janë plagosur si pasojë e një përleshje në burgun e Rrogozhinës. Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se në përplasje janë përfshirë gjashtë të dënuar, ndërsa sherri ka nisur pasditen e stome në palestrën e burgut.

Të gjithë personat që u përfshinë në përplasje kanë marrë plagë, por më rëndë ndodhet i dënuari N. Bajrami, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Po sipas burimeve, ka qenë i dënuari Endrit Goga së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur Bajramin.

E ndërsa Bajrami është dërguar në Tiranë, të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.