Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën para ndeshjes me Anglinë.

355

Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian Euro 2020. Në ora 20 e 45, lojtarët e Kosovës do ta zhvillojnë përballjen kyçe ndaj Anglisë dhe pa dyshim që është testi më seriozë për kombëtaren e Kosovës, pasi që anglezët llogariten më favoritet për këtë takim.

Mirëpo sot djelmoshat e Kosovës kanë marrë një lajm të mirë, sa i përket tifozëve. Në ditët e fundit një numër i konsiderueshëm i tifozëve Dardanë, kanë udhëtuar drejt Southamptonit ku pritet ta mbështesin Kosovën në ndeshjen më të vështirë deri më tani në eliminatoret e Euro 2020.

Sipas informatave të fundit, në përkrahje të Kosovës do të jenë afro 1500 sosh. Sonte në St Marys Stadium, do të jetë në përballje tejet interesante. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë lojë.