PD vijon me dokumenta: Jorgo Toto është Agim Kajmaku

329

Partia Demokratike vijon të jetë e bindur se kryebashkiaku I Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit e se ka qenë I dënuar në Greqi.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, teksa ka rinxjrrë edhe njëherë vendimin e dënimit të shtetasit shqiptar Jorgo Toto, theksoi se numri I pasaportës së këtij shtetasi posedon me atë të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497.

Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

Sipas Bardhit kjo është një prove e padiskutueshme të cilën mund ta verifikojë edhe vetë prokurira, ndaj të cilës nuk I kurseu as akuzat se është vendosur në dispozicion të qeverisë.

Këtë e di edhe Edi Rama. Këtë e dinë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është një provë e pakontestueshme që organi i prokurorisë mund ta verifikojë brenda 1 minuti, sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS. Por “Katica” e korruptuar e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk e bën këtë, sepse po zbaton strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik. Arta Marku shpëndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike.

Kjo është e paligjshme. Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë. Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem.

Duke e cilësuar si një lojë të qeverisë dhe prokurorisë, Bardhi tha se PD ka vënë në dijeni për këtë ngjarje të gjithë trupin diplomatik në vend.

Mbi këtë fakt skandaloz dhe të paligjshëm të kryer në bashkëpunim nga Edi Rama dhe Arta Marku, Partia Demokratike ka informuar që dje, në mënyrë urgjente, të gjithë trupin diplomatik në vend. Partia Demokratike rithekson se Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë ta fshehin të vërtetën apo të zgjasin agoninë në pushtet të Edi Ramës.