Shqiptarja i del trenit përpara dhe humb jetën.

366

Një e re shqiptare ka mbetur e vdekur, pasi i doli trenit përpara. E pashë atë papritmas, dukej sikur po më priste dhe nuk mund të bëja dot asgjë për ta shmangur.

Kjo ishte dëshmia e drejtuesit të trenit, për aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në linjën hekurudhore Brescia Parma. Sipas mediave italiane gruaja kishte probleme mendore. Policia mendon se ky rast nuk është një aksident, por një akt i paramenduar nga gruaja duke u bazuar në historinë personale të saj.