Voltana Ademi i përgjigjet KQZ: Do vazhdoj të zbatoj ligjin dhe dekretin e Metës.

504

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për dijeni të Ministrit të Brendshëm, Prefektit të Qarkut, Shkodër dhe Prezencës së OSBE ODIHR i është përgjigjur kërkesës së KQZ, për zbatimin e Kodit Zgjedhorë, pas përplasjeve në KZAZ. Në letrën e saj Ademi e quan kërkesën e KQZ e quan shantazh ndaj saj.

Sipas pretendimeve të ngritura nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Ademi, në letrën drejtuar KQZ, jep argumente ligjore, duke theksuar se ka zbatuar të drejtës që i jep Kushtetuta, Kodi Zgjedhor si dhe Dekreti i Presidentit.

Më pas Ademi këmbëngul se do të vijojnë të bëhen pengesë për procesin zgjedhor ashtu siç penguan anëtarët e KZAZ ku edhe dogjën shkollën në të cilën ishte vendosur zyra e KZAZ.

” Sa sipër kam zbatuar dhe do zbatoj me korrektësi , seriozitet dhe transparence detyrimet që me ngarkon ligj i në ushtrimin e funksioneve ne cilësinë e Kryetares së Bashkisë Shkodër” shkruhet në kërkesën e Voltana Ademit.