Unikatil ska pushime, ja kur mbahet koncerti i rradhës

383

Pas koncertit gjigand që mbajti më 27 korrik në Mitrovicë, reperi Unikatil ka treguar se nuk do të ndalet me aq.
Këtë herë, legjenda e rapit shqiptar do të performojë në Pejë

Me anë të një njoftimi në Instagram, Unikatil ka treguar se koncerti do të mbahet këtë të premten më 9 gusht.

Më parë përflitej se koncerti në Mitrovicë do të mbyllte karrierën e tij, por jo. Fansat janë shumë të lumtur që Unikatil ka vendosur të jetë edhe pak kohë pranë tyre me performnacat në klube të ndryshme.