U nis për të xhiruar klipin e dasmës, aksidentohet nusja.

368

Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Divjakës, ku makina e një nuseje është aksidentuar. Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka mbërritur në spital, e tronditur pasi mjeti me të cilin ajo po udhëtonte është përfshirë në një aksident. Mësohet se nusja ishte nisur drejt vendit të njohur si “pranë varkave” për të bërë klipin e dasmës, por kjo ditë nuk ka shkuar siç çifti kishte parashikuar.

Në aksident janë përfshirë dy mjetet, Mercedes Benz me targa FH 471 GR dhe mjeti tjetër me targat AA 318 NM. Mësohet mjeti në të cilin po udhëtonte nusja i ka prerë rrugën mjetit tjetër, të cilët po ktheheshin nga plazhi për në Divjakë.

Edhe pse dita nuk i ka nisur shumë mirë, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur viktima dhe pasagjerët kanë shpëtuar me lëndime të vogla.