Japin dorëheqjen shtatë drejtorë në Shkodër (Emrat)

402

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama kanë dhënë dorëheqjen shtatë drejtorë në Shkodër. Report Tv ka siguruar emrat e shtatë drejtorëve që kanë dorëzuar dorëheqjen nga posti që mbanin deri tani. Kadri Ymeri, Ardian Dajti e pakonfirmuar, Mustaf Kraja, Luan Heta, Edmond Emini që është edhe kryetar i PS në Shkodër, Agim Dardha dhe Astrit Beci janë emrat që janë larguar pas udhëzimit të kryeministrit. Report Tv ka siguruar dorëheqjen e dorëzuar nga drejtori i Administratës së Zonave te Mbrojtura Agim Dardha. Në letër Dardha thotë se arsyet janë objektive, por shkak ka qenë urdhri i Edi Ramës pak ditë më parë.

Lista e drejtorëve të dorëhequr pritet që të zgjerohet, pasi nga 33 drejtori që janë në Shkodër gjysma drejtohen nga burra. Ndërsa përsa u përket drejtorive që drejtohen nga gratë pritet që të ngrihet një grupin pune për të bërë vlerësimet. Dje në mbledhjen me drejtorët politikë të qarkut të Shkodrës Rama urdhëroi që të gjithë burrat të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni.

Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër. Kjo çështje u diskutua edhe në mbledhjen e kryesisë së PS. Deputeti socialist Ditmir Bushati doli kundër këtij vendimi. Përmes një letre drejtuar kryesisë së PS ai është shprehur se shkarkimet nuk janë zgjidhja për situatën e krijuar në Shkodër.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër. Kadri Ymeri Drejtor i DAR Shkodër. Ardian Dajti Drejtor i Spitalit të Shkodrës e pakonfirmuar. Mustaf Kraja Drejtor i Bujqësisë Shkodër. Luan Heta Drejtor i HEC Vau Dejës. Edmond Emini Drejtor i Postës Shkodër Kryetar i PS Shkodër. Agim Dardha Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder. Astrit Beci Drejtor i Shendetit Publik Shkoder.