Elia Zaharia në pritje të ëmbël? Ja reagimi i saj .

352

Në pallatin mbretëror Elia Zaharia Zogu dhe Princ Leka pritën në një mbrëmie gala disa familje të rëndësishme austriake, gjermane dhe zvicerane për prezantimin e potencialeve natyrore dhe turistike të vendit tonë.

Në një prej fotove të postuara në rrjetet sociale Elia ishte krah ish deputetes Grida Duma, por dikush pa një detaj në barkun e saj.

Më duket se kemi të reja, sipas fotos ka shkruar komentuesja duke hamendësuar se ajo mund të ishte shtatzënë.
Por Elia nuk e ka lënë me kaq, ajo ka sqaruar se nuk ka asnjë të re.

E reja është shumë pica dhe pasta, është përgjigjur Elia duke lënë të kuptohet se nuk ka ende asnjë lajm të tillë.