Sot iku, por ja çfarë duhet të bësh nesër deri në 10 të mëngjesit për një ditë perfekte

374

Medito

Trupi dhe shpirti mund të lidhen shpejt, mjaftojnë pak minuta. Ndaj para se të vraposh për tek ekspresi apo xhezveja e kafesë, ulu pak dhe medito.

Ndalo së kontrolluari telefonin

Do kesh kohë për ta bërë gjitë ditën këtë, ndaj më mirë shmange.

Bëj dush

Harrojeni idenë që dushi të vë në gjumë apo do ftohesh se do dalësh. Dushi në mëngjes është vetëm relaksues njësoj si në mbrëmje. Për më tepër të ndihmon të jesh më i përqendruar.

Lexo gjëra frymëzuese

10 minuta lexim në mëngjes mjafton. Vetëm se duhet të jetë diçka motivuese dhe pozitive.

Lidhu me njerëzit që do

Është e rëndësishme të arrish lumturinë që në orët e para të mëngjesit, qoftë me një email, telefonatë apo përqafim me njerëzit që do.

Ji pozitiv

Qëndroni pozitivë përpara çdo situate.

Ji mirënjohës

Qoftë edhe të kujtosh me vete të mirat që ke e të mirat që të kanë bërë. Mirënjohja fshin frikën dhe stresin si dhe zvogëlon prodhimin e kortizolit.

Merru me sport

Ta nisësh ditën me sport të bën të ndihesh më mirë edhe psikologjikisht.

Ha mëngjesin në 10

Pasi të kesh bërë gjithë aktivitetin e mësipërm ha mëngjesin.

Hidratohu

Sigurohu që të kesh pirë ujë mjaftueshëm. Gjithë ditën duhet të pish 2 litër kështu që nise mbarë.

Kur të mbërrish në punë pastroje hapësirën

Kështu do kesh përqendrim më të lartë e do jesh më efiçent.