Me 2 gra dhe 7 fëmijë, njihuni me shqiptarin e lumtur.

95

Kjo është historia e pazakontë e Iliaz Laskaj nga Peshkopia, i cili në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën,por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që sëshpejti të bëhet baba për herë të 8.

Martesa ime e parë qe me Anifen por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna Anifja na bëri për herë të parë prindër, thotë Iliazi.

A.LASKAJ: Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë.

M.LASKAJ: Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën. Deri më tani nuk i ndajmë punët kush ka fuqi i bën.

GAZETARJA: Iliaz kë do më shumë nga dy gratë? I.LASKAJ: Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.

GAZETARJA: Si i ndan? I.LASKAJ: Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera. GAZETARJA: Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë? I.LASKAJ: Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra. GAZETARJA: A bëhen xheloze? I.LASKAJ: Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.