Basha i përgjigjet Ramës: Asnjë hap pas, luftoj për Shqipërinë, jo për pushtet

351

Lulzim Basha doli në një konferencë për shyp vetëm pak orë pasi kryeministri Rama organizoi një bashkëpunim me gazetarët ku u shpreh I vendosur për të zhvilluar zgjedhjet e 390 qershorit ndonëse u tregua I gatshëm që të hapë një process dialogu me opozitën, por pa cënuar aspekte kushtetuetshmerie.

Nga selia e PD, Basha falenderoi qytetaret që morën pjesë sipas tij në një proteste historike si ajo e së hënës.

Ai shprehu mbështetje edhe për ata protestues që janë pas hekurave të cilët I quajti të burgosur politik.

 

Mirënjohje të gjithë qytetareve që ishin pjesë e asaj ngjarje të jashtëzakonshme ditën e hënë. Ndonëse u rraskapiten nga gazi lotsjellës me të cilin ishin sulmuar vetëm 24 orë më parë, pra të shtunën në mbrëmje, qytetaret nuk u ndalen por u dyndën në shesh edhe të hënë duke sfiduar edhe shiun. Dua ti them atyre që mbahen sot në burg, se nuk janë vetëm. Kanë mbështetjen tonë dhe të gjithë demokrateve. Ata janë të burgosur politik. Ju siguroj se dhunuesit tuaj do të vendosen para drejtësisë.Duke nisur me babain e nenkryearit te fresh-it. Ketij pseudogjyqtari politik I them se asgje nuk do te shpetoje nga bindja e verber ndaj urdhrave politike.

 

Basha pati një mesazh edhe për Edi Ramën. Sipas tij, opozita nuk do të bëjë asnjë hap fals.

 

Protestat e fundit ishin një mesazh I qartë për bllokuesin e derës së europës. Opozita nuk do të bëjë asnjë hap fals. Kjo është një betejë që lidhet me transformimin e Shqiperisë, nuk është një beteje për pushtet. Koha e hajdutit dhe kriminelit, ka mbaruar. Sot shqiptaret e kane marre fatin ne dore. Askush nuk do ta marre me peng te ardhmen tone europiane. Ky mesazh kumboi me mire se qindra fjale mbreme nga entuziami I protestes, qe nuk e fiku dot as shiu pa pushim, jo me ta fikte nje barbar qe perdor dhunen shtazarake ndaj popullit te vet. Opozita dhe qytetaret do ta coje betejen deri ne fund se pergjysem.