Stresit nuk i ndalen problemet as në Kosovë. Aksidenton… (Foto)

329

Stresi është një nga reperët më të suksesshëm dhe më të dashur nga i gjithë publiku shqiptar dhe jashtë saj. Reperi Stresi ka pasur sërish probleme me drejtësinë. Një muaj pasi doli nga burgu i Fushë Krujës, ai ka bërë një aksident në Prishtinë.

Reporteri.net mëson se ai ka goditur me veturë një këmbësore që po kalonte vijat e bardha. Siç shihet në fotot e siguruara, aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur Qafa. Sipas mediave në Kosovë, gruaja ishte duke kaluar në vijat e bardha kur vetura e Stresit e goditi duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia ka mbarritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit.