Forcat e FNSH-së bëhen gati, Nesër prishen disa shtëpi te “Unaza e Re”

506

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bëhen gati për të prishur banesat nesër në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Lajmin e jep ish-kryeministri Sali Berisha, i cili citon një oficer policie.

Sipas këtij të fundit, forcat e FNSH po bëhen gati që sot që nesër të prishin në orët e para të mëngjesit disa prej godinave.

“Ndal dhunes terrorit dhe prishjes se banesave ne Unazen e Re!2, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e oficerit digjital.

Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit.

Kujtojmë se, banorët e Astirit janë në protesta të përditshme prej muajsh në mbroje të banesave dhe bizneseve të tyre.