Fundjava turistike që u kthye në tragjedi për familjen Sallaku

389

Trupi i pajete i vajzes 26 vjecare që vdiq në kanionin e Holtes, Desantila Sallaku u dërgua rreth orës 20:00 morgun e spitalit.

Familja Sallaku me origjine nga Vidhani i Gramshit por qe jetonin ne Lushnjë kishin zgjedhur që fundjaven ta kalonin ne kanionet e Holtes por qe fatkeqesisht rezultoi fatale. 26 vjecarja vdiq ndërsa tragjedia rrezikoi te kishte përmasa të mëdha pasi edhe pjestaret e familjes kanë qene te rrezikuar nga mbytja.

Ka qene nderhyrja e forcave te policisë, sidomos RENEA-s, por edhe e zjarrefikseve qe ne fillim kane larguar Denis dhe Dritan Sallakun por edhe të afërm të tjerë të familjes, përfshirë këtu edhe 4 fëmijë. Sipas policisë, pervec viktimes, personat e tjerë që u gjetën nga policia jane gjëndje të mirë shëndetësore.

Në një njoftim paraprak për mediat policia bëri të ditur se Desantila Sallaku u gjet e pajetë në dalje të kanionit si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit.