Njera pale ulet ne karige qe te duket me shume se nja 1500, tjetra ben sikur proteston me po aq militante idealiste qe e marrin protesten seriozisht. Kur ne Shkoder shkojne aq njerez ne stadium, thuhet se ishte stadiumi bosh.
Nderkohe duket se dy boss-et jane marr vesh, askush nuk kerkon koken e tjetrit dhe mire e kane.
Mekat eshte acarimi e rrezikimi i asaj qe rendom quhet tolerance qytetare, politike, fetare a sociale ne kryeqendren e Veriut. Demat do te qetesohen, seicili do te marri pjesen e vet ne taven e majme te privilegjeve gjithfareshe, por te çarat e krijuara mes bashkesise qytetare shkodrane do te mbesin.
Po kujt po i plas trapi per ate pune, do te thoshin ne zhargonin e tyre elitar ata qe drejtojne, vjedhin, pasurohen dhe kapardisen ne ate vend.
nga Roland Luçi