100 vite burg për grabitësit e 3 milionë eurove në Rinas

523

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me gati 100 vite në total për tetë personat e shpallur fajtor për grabitjen e të paktën 3 milionë eurove në rrugën “Qafë-Kashar – Rinas”.

Ata u shpallën fajtor këtë të martë për “vjedhje bankash” më shumë se një herë, për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” si dhe “krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal”.

Kështu, Dash Kupa është dënuar me 18 vite burg, Ernest Kupa me 17 vite e 4 muaj, Neim Avdylaj me 17 vite e 4 muaj, Ditjon Memlika me 8 vite e 6 muaj, Admir Çerpja me 5 vite e 8 muaj, Fatjon Xhyliu me 14 vite, Dritan Sinani me 13 vite e 4 muaj dhe Aleksandër Murataj me 12 vite e 8 muaj.