Këmbimi valutor / Paundi Dollari dhe Euro

373

Euro vazhdon edhe sot të shfaqet i qëndrueshëm duke u këmbyer edhe këtë të premte me 122 lekë.

Ndërkaq Paundi Britanik dhe Dollari Amerikan kanë regjistruar rënie, referuar të dhënave të Credins Bank, duke arritur në nivelin e përkatësisht 137.4 lekë dhe 108.2 lekë.

Edhe Franga Zvicerane ka shënuar ulje të vlerës duke zbritur në vlerën e 108.7 lekëve.

Dollari Kanadez këmbehet sot me 80.9 lekë, ndërsa Dollari Australian me 75.3 lekë.