Rrugët me PPP, abuzive: e thonë ekspertët.

Dy koncesionet e rrugëve të miratuara nga qeveria, Milot-Balldren si dhe Orikum-Llogara janë investime qe nuk e justifikojnë koston prej mbi 330 milion euro që do të duhet të paguajnë shqiptarët.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa thotë se dy procedurat janë një problem serioz i përdorimit të taksave të shqiptarëve, në mënyrë jo transparente.

Çdo projekt i iniciuar nga tryeza në mënyrë të fshehtë dhe jo transparente, si dhe fakti që asnjë institucion publik nuk ka një qëndrim lidhur me kush e hartoi projektin, si ndryshuan kostot, pse një km do të kushtojë 15 mln euro janë një problem serioz i llogaridhënies së institucioneve publike ndaj taksapaguesve.-thotë Xhepa.

Nga ana tjetër, nuk ka një të dhëne të saktë lidhur me efektivitetin e këtyre investimeve, pasi nuk ka projekte alternative për të gjykuar mbi leverdishmërinë e tyre.

Ne sot nuk e dimë pse u zgjodh ky projekt për investim Milot-Balldren dhe fjala vjen pse nuk u përzgjodh zgjerimi i rrugës Fushë Krujë –Vorë në mënyrë që të lidhej me autostradën Durrës-Prishtinë. Pra alternativa për të gjykuar mbi leverdishmërinë e rrugës nuk ka.

Për Xhepën, ofertat e pakërkuara, pra ato që ofrohen nga vetë biznesi janë një problem serioz pasi rezultojnë më së shumti dhurata që qeveria i bën përfituesve të tyre, prapa të cilave qëndrojnë shpesh ryshfete milionëshe.

Arkivat hapin dyert për publikun, ekspozohen dokumentet e rralla

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në kuadër të 70 vjetorit të themelimit, organizon “javën e arkivave të hapura”.

Nga sot deri më 7 qershor vizitorët do të mund të njihen me procesin e restaurimit, mikrofilmimin dhe përpunimin e dokumenteve arkivorë.

Vizitorët do të mund të shohin nga afër kodikë dhe fermanë, mes të cilëve edhe kodikët e Beratit që janë shfaqur rrallë herë në publik.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave i bën thirrje shkollave dhe universiteteve që të kontaktojnë paraprakisht për vizitat e tyre ne mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat të njohjes nga afër me këto procese, veçanërisht për të rinjtë.

A e dini çfarë e bën të suksesshëm një lider?!

Të jesh lidër është një sfidë me vete dhe shpesh është një mision i vështirë për tu bërë.

Ka disa karakteristika të cilat janë adaptuar nga liderët e këqij, por ka edhe tjera që janë adaptuar nga liderët e mirë. Aftësia është dhe veçoria kryesore që ndikon në lidhje me suksesin e një personi të caktuar.

Përderisa lideri i mirë është motivues për ekipin dhe u ndihmon tjerëve të zhvillohen, lideri i keq zakonisht është egoist, ka probleme me besim, asnjëherë nuk i inkurajon apo nuk beson te njerëzit tjerë, etj.

Të jesh një lider i mirë duhet të keni parasysh;

Sinqeriteti
Karakteristika më e madhe e një lideri të mirë është sinqeriteti me fjalë dhe vepra. Kjo për shkak se kur je përgjegjës për një ekip, është shumë e rëndësishme të bëheni të drejtpërdrejt për çdo gjë.

Komunikimi i mirë
komunikimi luan rol për liderët për të punuar në vizionin që kanë dhe për t’i arritur synimet. U ndihmon liderëve të krijojnë lidhje me punëtorët dhe t’u japin kritika apo vlerësime konstruktive.

Përkushtimi
Liderët nuk mund të arrijnë sukses përveç nëse punojnë përkrah punëtorëve. Kur punëtorët e shohin liderin duke punuar barabartë me ta, kjo u jep atyre motiv për t’u përkushtuar më shumë.

Qëndrimi pozitiv
Që një kompani të jetë e suksesshme, është shumë e rëndësishme që personi që udhëheq t’i mbajë nivelet e energjisë lart. Pavarësisht sa e tensionuar është situata, është gjithmonë që një lider ta mbajë disponimin në zyre dhe ta gjejë një balancim mes produktivitetit dhe argëtimit.

Stoltenberg do të takohet në Tiranë me Ramën e Metën

Jens Stoltenberg sekretari i pergjithshem i NATO-s mberrin te dielen ne Tirane, ne nje vizite te paplanifikuar me pare.

Perpara ndaleses per ne Shkup, e cila ishte e planifikuar qe me pare ne datat 2 dhe 3 qershor, kreu i Aleances se Atlantikut te Veriut ka vendosur qe te beje nje ndalese ne kryeqtetin shqiptar, vetem pak ore perpara protestes se radhes se opozites.

Stoltenberg ne vitziten e tij disa oreshe ne tirane pritet te takohet me presidentin Meta dhe me kryeministrin Rama, me te cilin eshte planifikuar te zhvillohet dhe nje konference per shtyp ku pritet te dergohen disa mesazhe te forta lidhur me zhvillimet e fundit ne vend nga protestat e opozites.

Çfarë duhet të keni parasysh për pastrimin e shtëpisë

Ambjenti i pastër i shtëpisë është një ndër dëshirat e secilit nga ne dhe pse shpesh cilësohet i lodhshëm si mission.

Për të pasur njnë shtëpi të pastër dhe larg lodhjes është e rëndësishme që të gjithë të ndjekin disa rregulla të caktuar. Me pranverën vjen çdo vit dëshira për të rivendosur rendin dhe për të rifreskuar mirë shtëpinë.

Më poshtë do të lexoni disa nga këto arsye që ju ndihmojnë për ta bërë një gjë të tillë;

Rregulli një:
Gjëja e parë që duhet bërë në fillim të një seance pastrimi është të organizoni hapësirën. Nga ana tjetër, nëse është e vërtetë se çdo gjë ka vendin e saj, për të kursyer kohë dhe përpjekje, rendi është me të vërtetë themelor. Çdo gjë që përdorni, duke përfshirë pajisjet pastruese, duhet të ruhet siç duhet pas përdorimit. Mjaft me çorape të shpërndara kudo, këpucë para divanit, kartela dhe sende të padobishme (por kush e di se prej nga vijnë!) Hidhen në tavolinën e kuzhinës, me tharëse flokësh dhe brushat e mbetura në lavaman: pastrimi do të jetë shumë më i shpejtë.

Rregulli dy:
Dhomë për dhomë. Për të proceduar në mënyrë sistematike dhe pa humbur kohë duke ecur lart e poshtë shtëpisë, ju duhet të pastroni një dhomë pastaj tjetren. Nëse duam të shmangim përpjekjet titanike, ne gjithmonë e vendosim kuzhinë në rregull, pastrimin e tryezës dhe lavamanin pa lënë enët e pista dhe enët përreth.

Rregulli tre:
Rregullsia. Nuk është e rëndësishme se çfarë frekuenca që zgjedhim, një herë ose dy herë në javë, vetëm fundjavë ose pak çdo ditë: ajo që ka rëndësi është të mbash ritmin e duhur. Rregullsia është e rëndësishme sepse na ndihmon të mbajmë nën kontroll situatën dhe të organizojmë veten në kohë. Secilit prej tyre.

Rregulli katër:
Nga lart ose poshtë. Cilado qoftë dhoma që ju beni, gjëja kryesore për të kujtuar është se pastruesit kanë rrugën e tyre, nga lart poshtë. Është më mirë për ta bërë pluhurin e parë, e cila më pas do të bjerë në dysheme dhe pastaj do të përkushtohet për larje të sipërfaqeve të ecshme. Mos harroni se qilimi duhet të jetë gjithmonë i shkundur para se të bëhet pluhur është një tjetër largpamësi të mbani në mend.

Rregulli pesë:
Kujdes leckën. Kur fshini pluhurin, qofshin raftet, raftet ose llambat, mos harroni kurrë se është më mirë të hiqni pluhurin me një leckë të thatë dhe pastaj të kaloni një te lagur, shkruan bota.al. Në fakt, nëse sipërfaqet që duhet të pastrohen janë veçanërisht të pluhurosura, nëse nuk bëjmë së pari me leckë të thatë ne rrezikojmë të mbetet papastërtia aty.

Nata e Kadrit, nata ku Kur’ani zbriti në Tokë, e rëndësishme sa 1000 muaj.

Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj të cilët neve i numërojmë në jetën tonë të përditshme, periudhë e cila nëse llogaritet do të barazoheshe me një periudhë jetësore në këtë botë.

Në këtë natë të madhërishme, me urdhrin e Zotit xh.sh zbresin Engjëjt dhe Xhibrili me lutje në mesin e besimtarëve për të parë gjendjen dhe situatën e tyre, andaj kjo natë paraqet paqe, shpëtim dhe rehati deri në agimin e mëngjesit.

Pse quhet “Nata e Kadrit” ?

Fjala “Kadr” ka kuptimin e nderimit ose respektimit, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të veçorive të saj. Po ashtu edhe besimtari i cili qëndron zgjuar, duke i bërë Ibadet Allahut xh.sh gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.

Kuptimi tjetër i kësaj fjale është shtrëngim pasi në këtë natë të madhërishme bota shtrëngohet nga numri i madh i engjëjve që zbresin në këtë natë”. Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin vijues.

Çfarë ndodh në këtë natë?

Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin vijues. Në këtë natë përcaktohet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë, kush do të nderohet e kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehennem. Përcaktohet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria, përcaktohet se kush do ta kryejë Haxhin atë vit e kush jo, përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër etj.

Si duhet ta kalojnë muslimanët Natën e Kadrit?

Duke pasur parasysh se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit e në veçanti në pjesën e fundit, e cila kurorëzohet me faljen dhe shpëtimin e besimtarëve nga zjarri i xhehennemit, në këtë natë më tepër duhet të jemi të përkushtuar në lutje, teube dhe istigfar, sa më tepër të përmendim Zotin me dhikër, të dërgojmë salavat Muhammedit a.s, të ndihmojmë familjen, të varfrit dhe nevojtarët me sadaka, të ruajmë gjymtyrët tona nga mëkatet dhe veprat e liga, të lexojmë Kur’an dhe të falemi sa më shumë me xhemat nëpër xhami, si dhe të falim namaz të natës sa më tepër nëpër shtëpitë tona.

Muhammedi a,s me një Hadith totë:

Kush qëndron (duke u falur) Natën e Kadrit, me besim dhe në pritje të (shpërblimit të Zotit), i falen çfarë kanë kaluar nga mëkatet e tij.

Nëse keni ende Nokia 3310, ja sa ju shpërblen kompania nëse e riktheni.

I pashkatërrueshmi Nokia 3310 me të cilin mijëra shqiptarë kanë luajtur lojën e famshme “Snake” tani vlen në ankand të paktën 300 euro.

Por nuk mbaron këtu.
Kush ka akoma GameCube, e krijuar nga Nintendo në vitet 90 tani vlerësohet 1500 euro.

Mijëra euro kushton një Dremcast, 1 mijë euro vlerësohet një iPod i gjeneratës së parë. 600 euro kushton një walkman i Sony.

Në krye të tyre qëndron Ninetndo 64 dhe vlera e tij shkon në 2 mijë euro.

Eksperti amerikan i tregon Bërnabiqit për “shqiptarët e dalë nga mali”.

Ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, për të cilën u raportua se tha se në Kosovë ka zyrtarë shtetërorë “që kanë dalë prej malit”, ka reaguar edhe eksperti amerikan i politikës, Alon Ben-Meir.

Ai ka postuar disa fotografi të Nënës Terezë, Majlinda Kelmendit, Dua Lipës, Rita Orës, Granit Xhakës, dhe duke iu referuar deklaratës së saj, tha se tashmë bota e di kush janë shqiptarët. “Turp për ty”, ka shkruar po ashtu ai

Në një postim paraprak në facebook, Ben Meir e kishte cilësuar raciste këtë deklaratë.

“Është zhgënjyese të shohësh politikanët e rinj serbë në Beograd me të njejtin diskurs politik si regjimi i Millosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka shkruar ai.

Angela Martini, nga një vajzë fshati në një supermodele.

Angela Martini, prej kohësh është e angazhuar edhe në kauza të ndryshme sociale për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Ndonëse është komentuar mjaft për jetën luksoze, sidomos pas lidhjes dhe martesës me miliarderin rumun Dragos Savulescu, Angela nuk i ka lënë pas dore projektet e saj, përkundrazi.

Siç mësohet së fundi, Angela shumë shpejt do të botojë një libër që ka përmbjatje jetën e saj. Ish Miss Universe Albania, siç ka deklaruar vetë më herët, do të rrëfejë të gjitha situatat e vështira që ka kaluar në jetë dhe raportin e afërt me të ëmën.

Në këtë libër autobiograk, modelja do të ndalet sidomos te sfidat që ka kaluar e ëma për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjen e saj. Si u largua nga Shqipëria komuniste për të rilindur si grua e suksesshme në Zvicër, si ia doli në një vend ku askush nuk e njihte dhe nuk ofronte asnjë ndihmë, si do t’i përballonte të gjitha sfidat në emër të familjes.

Libri gjithashtu do të fokusohet edhe te karriera e modeles, si nisi pjesëmarrja nëpër kompeticionet e bukurisë, vlerësimet dhe çmimet e fituara, coverat e revistave prestigjioze e shumë të tjera.

Pritet që Angela të ketë shumë histori për të rrëfyer, suksese dhe dështime në rrugën e artit, por detajet për të gjitha këto, do t’I gjeni në librin e saj.

Kur është koha ideale për të prerë flokët sipas Hënës ?

Nuk ka shkencë të saktë, por duket se hëna mund të ketë një ndikim pozitiv ose negativ në prerjen e flokëve. Këto janë besime popullore që gjatë shekujve kanë kushtëzuar zgjedhjen e shumë grave në të gjithë botën. Për të vendosur se kur të shkurtosh flokët është e rëndësishme të përshtatesh sipas hënës.

Prerja e tyre sipas hënës i ndihmon flokët të rriten më shpejtë. Nuk është e nevojshme të bëni një prerje të pastër, por një zvogëlim i lehtë do të jetë i mjaftueshëm për të pasur flokë të trashë, të fortë brenda disa javësh. Faza ideale për prerjen është ajo e hënës së plotë. Flokët do të rriten edhe më shpejt dhe do të jenë të forta dhe të ndritshme, pa nevojën për trajtime të mëdha.

Megjithatë, gjatë fazës së zbehtë, flokët do të jenë më pak të dobëta: duket se nëse keni një flokë të rebeluar dhe të hollë, në këtë fazë hëna mund t’i ndihmojë ato të bëhen më të menaxhueshme. Edhe orari mund të ndikojë në rezultatin e flokëve të përsosur: koha më e mirë është midis gjashtës së mëngjesit dhe mesditës.

Kalendari hënor dhe flokët: kur të shmangni prerjen e tyre? Koha absolute për të shmangur prerjen e flokëve është kur ka hënë të re. Arsyeja ? Sepse në këtë fazë hëna është e fshehur midis Tokës dhe Diellit dhe prandaj nuk është e mundur ta shohësh atë. Kjo do të shkaktonte një dobësim të folikulave të flokëve dhe një tendencë për rënie më të madhe të tyre.