Albana Osmani reagon ndaj kritikave të komentuesve.

341

Moderatorja e njohur, Albana Osmani, njihet nga publiku jo vetëm për eksperiencën e saj në televizion, por dhe projektin ‘Ti je një luledielli’, i cili ka rezultuar të jetë tepër i suksesshëm dhe i ka ardhur në ndihmë shumë fëmijëve të sëmurë në të gjitha trojet shqiptare.

Mirëpo pak më parë Albana duket se është “acaruar” shumë nga njerëzit që janë përpjekur ta pengojnë në punën e saj dhe ka reaguar duke publikuar një foto në ‘Instastory’, në të cilën shkruhej: “Ju drejtohem ‘monstrave’ që janë atje jashtë, duke kontrolluar në fshehtësi profilin tim publik. Duke pritur të shprehin urrejtjen, të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë dhe që rrinë çdo ditë duke hapur profile fallco duke thënë që jam ‘një e pavlerë, thjesht një vajzë televizioni etj’, që rrini duke i shkruar qoftë dhe një njeriu të vetëm që ble një bluze dielli për bamirësi, mos e mbështesni fondacionin, kam një mesazh të thjeshtë për ju: Betejë e humbur. E mira do fitojë. Mos harroni çdo gjë lë gjurmë online. Kopjoje këtë mesazh tek grupi jot, tek familja jote. Kudo që të jesh mos harro kam superfuqinë time, dashurinë e njerëzve dhe të zotit vetë”.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur hollësisht në rrjetet sociale të Albanës, lidhur me projektin që ajo drejton prej disa kohësh, por kjo pritet të sqarohet më gjerë nga vetë moderatorja në javët në vazhdim. Kujtojmë se ‘Ti je një luledielli’ është një nga projektet më të njohura, i cili rrënjët e tij i shtriu edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, ku u mbështet nga fondacione të tjera të rëndësishme./revistawho.com