Rilindja e Edi Ramës, gropë septike ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave

Shkrimtari Kim Mehmeti, e cilëson qeverisjen e Edi Ramës si një grope septike ku mblidhen të gjitha pisllëqet e tre dekadave të politikës së mbrapshtë shqiptare.

Në një intervistë për televizionin e shqiptarëve të Maqedonisë “Lajm TV”, Mehmeti analizon gjithë atë çfarë ka ndodhur me modelin e qeverisjes “Rama” gjatë këtyre viteve. Ai shprehet se kjo gropë septike duke marrë gjithë pushtet rrezikon të ndotë gjithë Shqipërinë.

“Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë – janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!?

Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë.

Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!” ,-

shprehet Kim Mehmeti.

Si do të jetë muaj qershor sipas vitit tuaj të lindjes? Ua zbulon horoskopi

Miu-1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Ne planin sentimental nuk do bëni gabime dhe gjithçka do ju ece me se miri këtë muaj. Do i përkushtoheni edhe me shume vetes dhe do e joshni me delikatese partnerin. Beqaret le ta provojnë njëherë fatin sepse edhe mund t’iu realizohen dëshirat. Shëndeti do jete here pas here i paqëndrueshëm. Mund të keni probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe nuk do jeni të qetë. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te këndshme qe do ju ndihmojnë edhe ne vazhdimësi. Në punë do jeni shumë më të motivuar dhe do luftoni fort derisa t’ia dilni. Javët e fundit do jene me te vështirat, por arritjet gjithashtu do i kenë me te mëdha. Ju e dini mirë se çfarë kërkoni.

Bualli-1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009

Te dashuruarit do kenë një muaj pozitiv dhe do marrin fryme lirisht. Edhe ëndrrat do ju plotësohen një e nga një. Beqaret do kenë mundësi edhe për angazhime serioze edhe për aventura kalimtare. Do e kenë vete ne dore se çfarë do bëjnë. Shëndeti do jete delikat javët e para. Do jeni ne ankth dhe mjaft nervoze. Pak aktivitet fizik apo yoga do ju bënte mire. Ne planin financiar do ju mbështesin disa miq te ngushte dhe do i kaloni vështirësitë. Ne pune, vërtet do lodheni pak, por keni për t’i përmbushur synimet. Disa mund te marrin edhe propozime për rritje ne detyre.

Tigri-1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010

Marrëdhënia ne çift nuk do jete shume e mire. Mundohuni te jeni disi me tolerante dhe te kuptueshëm sepse ne te kundërt shume shpejt do vije fundi i lidhjes. Beqaret duhet t’i marrin seriozisht ftesat qe do ju bëhen edhe nga miqtë. Ata kane filluar t’iu shohin me një sy tjetër dhe do duan vërtet lidhje serioze. Shëndeti do jete i mire dhe nuk do keni shqetësime serioze. Nëse me financat keni pasur vështirësi, do i zgjidhni ato edhe fale ndihmës se familjareve. Ne pune do jeni me te përgjegjshëm dhe do ecni vetëm sipas planeve. Nuk priten sfida te vështira, përkundrazi gjerat do jene me te lehta nga sa mendonit.

Lepuri-1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Ky muaj do jete i stuhishëm për çështjet e zemrës. Asgjë nuk ka për te ecur mire mes jush dhe problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret sado qe te mundohen nuk kane për ta gjetur shpirtin e tyre binjak dhe jeta do vazhdoje te jetët e gjejnë. Shëndeti here do jete i mire dhe here delikat. Kujdes me konsumimin e kripës dhe pijeve energjike. Financat për fate te mire do jene me te kënaqshme. Do bëni edhe disa shpenzime për shtëpinë dhe për veten tuaj. Ne pune mos e harxhoni energjinë kot, por përqendrohuni tek gjerat me kryesore. Me pak mundim keni për t’ia dale mbanë me sukses.

Dragoi-1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

Muaj fantastik dhe i mbushur me momente romantike ka për te qene ky për te dashuruarit. As vete nuk e dinit se ishit te afte te bënit gjera kaq te mëdha për dashurinë. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo gjë qe kane ne dore vetëm për ta ndryshuar statusin. Pjesa me e madhe do e gjeje princin e kaltër qe javën e pare. Shëndeti do jete delikat për shkak te dietave strikte qe do merrni. Kujdes! Disa ushqime janë te domosdoshme dhe nuk duhen hequr nga vaktet. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe nuk do keni shqetësime. Ne pune do i zgjidhni disa çështje dhe do merrni vendimet e duhura.

Gjarpri-1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Muaj i favorshëm dhe i begate ky për jetën sentimentale te çifteve. Nuk do mungojnë për asnjë moment surprizat për njeri-tjetrin dhe kënaqësitë do jene te forta. Beqaret gjithashtu do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Shëndeti nuk do jete i keq, por për forme me te mire merruni pak me tepër me sport, konsumoni fruta, perime dhe sa me tepër lëngje. Financat do fillojnë te përmirësohen pas javës se dyte kështu qe deri atëherë duhet te jeni te kujdesshëm. Ne pune do keni me tepër besim tek vetja dhe keni për te arritur majat. Shpërblimet do jene te majme.

Kali-1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Muaj aspak i mire për te dashuruarit. Do lindin shume keqkuptime dhe kjo për shkak te karakterit te mbyllur qe ju keni. Tregojini çdo gjë partnerit sido qe te jete sepse ne te kundërt nuk do jete me e mundur te vazhdoni bashke. Beqaret do joshin gjithë kohës, por jo te gjithë do kenë fat. Shëndeti do ketë here pas here shqetësime. Mos lini asgjë pas dore, por flisni me mjeket para se situata te ndërlikohet. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse kryeni shpenzime te konsiderueshme gjendja do destabilizohet. Ne pune do ju ofrohen mundësi te mira për ta treguar veten dhe për te arritur majat.

Dhia-1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Mos kërkoni nga partneri qe ai te beje gjithçka qe doni ju sepse dëshirat nuk do ju realizohen. Mundohuni nga ana tjetër te ruani një komunikim te ngrohte dhe te mos debatoni për gjera te kota. Beqaret do kënaqen pafund sepse do gjejnë princin e kaltër. Shëndeti do jete i paqëndrueshëm. Mund te keni shpesh shqetësime nga koka, shpina dhe këmbët. Lodhja do jete shkaktari kryesor. Financat do jene shume te mira dhe do i kryeni te gjitha investimet e planifikuara. Ne pune do ecni me ngadalë dhe do arrini t’i përmbyllni me sukses te gjitha objektivat e menduara.

Majmuni-1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Muaj jo shume i mire do jete ky për ata qe janë ne një lidhje. Mund te konfliktoheni edhe për gjera te kota. Beqaret nga ana tjetër do takojnë qe javën e pare disa persona me te mire se vetja qe do ua shndërrojnë jetën ne një përrallë. Nuk duhet kurrsesi ta humbasin këtë mundësi. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni shqetësime kardiovaskulare dhe cerebrale. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume kujdes dhe maturi pasi ne te kundërt do keni probleme me te mëdha. Jeta profesionale duhet pasur gjithë kohës nen kujdes. Mos lejoni koleget t’ua prishin planet e bëra.

Gjeli-1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

As për ju nuk do jete nja muaj i mire për sektorin e ndjenjave. Mos thoni asgjë te pamenduar qe mund ta nxehe akoma me shume situatën sepse do pendoheni. Beqaret nuk duhet te rrezikojnë vetëm për ta ndryshuar statusin, por duhet te presin ende edhe pak. Shëndeti here do jete i mire e here delikat. Mund te keni shqetësime migrene dhe dhimbje shtylle kurrizore. Nëse bëni një jete sedentare duhet ta ndryshoni sa me pare. Financat për fat te mire do mbeten te kënaqshme dhe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Ne pune duhet marre gjithçka shtruar qe te mos gaboni.

Qeni-1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018

Qetësia dhe harmonia do mbizotërojë gjate gjithë muajin ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe mes jush nuk do lindin aspak probleme. Disa mund te mendojnë edhe për fëmijë. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Rastet për takime nuk do mungojnë asnjë dite. Shëndeti do jete i mire javën e pare, por me pas mund te lindin disa shqetësime për shkak te mosushqyerjes si duhet. Kujdes! Financat duhet t’i mbani sa me shume nen kontroll sepse po filluan problemet vështirë se mund te zgjidhen lehte. Ne pune duhet te ecni me plane qe te mos gaboni.

Derri-1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Gjate këtij muaji nuk do ketë ndonjë ndryshim te madh ne jetën tuaj ne çift nga një muaj me pare. Beni atë qe do mendoni me te arsyeshme. Edhe beqaret do kenë një muaj normal. Nuk do mungojnë takimet, por ata vete do jene te pavendosur për te hedhur hapa. Shëndeti do doje me tepër përkujdes. Mund te keni probleme me hundët dhe me gjëndrën tiroide. Beni sa me shpejt vizita te specializuara. Financat do vijnë duke u përmirësuar nga jave ne jave, mos u shqetësoni. Ne pune nuk duhet te mundoheni t’i dilni vete për zot një projekti gjigand, por duhet te kërkoni ndihmën e kolegeve.

Simboli i Dollarit dhe misteri i origjinës së tij!

Shenja e Dollarit është ikonike, një ndër simbolet më të fuqishëm në botë, dhe akoma më embletike se vlera e dollarit vet. Është përfaqësuesja e konsumimit, ëndrrës amerikane dhe të gjithave të mirave që vinë me to.
Edhe pse e përdorur në shumë sfera të ndryshme komunikimi, ende nuk dihet me siguri të plotë origjina e shenjës së Dollarit. Hipotezat e ndryshme fillojnë me origjinën nga monedhat Bohemiane dhe deri tek lidhjet që simboli mund të ketë me Herkulin.

Nëse studion shenjën, mund të shqyrtosh me vëmendje që shkronja ‘D’ nuk paraqitet asgjëkund, por vetëm shkronjat ‘U’ dhe ‘S’, që janë menduar të jenë shkurtime për ‘Shtetet e Bashkuara’ ose ‘United States’ në anglisht. Por duket se ky supozim është i gabuar, për shkak se ka të dhëna që tregojnë se simboli i dollarit është përdorur edhe përpara vet krijimit të SHBA-ve.

Paundi Britanik e ka origjinën nga Roma e Lashtë, qytetarët e së cilës e përdorin fjalën për të shprehur një njësi matëse të peshës. Me kalimin e kohës, fjala ‘pound’ mori kuptimin e ‘një njësie ar’ duke u shndërruar kështu edhe në simbolin që ka fjala sot.

Ndërkohë, fjala ‘Dollar’ ka një historik më të shkurtër. Në 1500-ën, Perandoria Bohemiane filloi t’i stamponte monedhat e saj me një kodim argjendi, i cili nxirrej nga miniera e ‘Joachimsthal’. Si rrjedhojë, monedha mori emrin ‘joachimsthaler’, që më vonë u shkurtua duke u quajtur thjesht ‘thaler’. Me emigrimin përtej atlantiku, tregtarët holandez e shndërruan fjalën nga ‘thaler’ në ‘daler’, nga ku edhe sot është qartazi e dallueshme ngjashmëria tingullore e fjalës.

Megjithëse ka një historik të shkurtër, ende nuk dihet origjina e simbolit të Dollarit. Askush në histori nuk është regjistruar si krijuesi i simbolit, ndaj është e vështirë t’i gjendet origjina. Megjithëkëtë, ka shumë hipoteza që qarkullojnë. Për t’u rikthyer tek shkronjat ‘U’ dhe ‘S’ që duket sikur pasqyrohen në simbol, mendohet se ato janë shkurtime për ‘Units of Silver’ pra ‘Njësi të Argjendit’.

Në fakt teoria më e pranuar gjerësisht ka të bëjë me monedhën spanjolle. Në kolonitë spanjolle, tregtia midis amerikanëve spanjollë dhe amerikanëve anglezë ishte e gjallë, dhe pesha, ose ‘pezo de ocho reales’, ishte një tender ligjor në SHBA deri në 1857. Shpesh termi u shkurtua si: shkronja ‘P’ me një “S” që rri pezull pranë saj. Gradualisht, në sajë të zvarritjes së tregtarëve, ‘P’ u bashkua me ‘S’ dhe humbi kurbën e saj, duke e lënë vijën vertikale si një vijë në qendër të ‘S’.

Sikurse çdo gjë tjetër në Amerikë këto momente, edhe origjina e simbolit të dollarit është shndërruar në një debat politik, ku njëra palë mbron hipotezën se shenja është krijuar nga Amerika dhe amerikanët vet, ndërsa pala tjetër mbron idenë se simboli është i huazuar.

Megjithëkëtë, përpos debateve të shumta, ajo që dihet me siguri është që simboli i Dollarit është një ikonë e fuqishme, që ka frymëzuar breza të tërë artistësh dhe jo vetëm. /SCAN

Historia që përloti shikuesit në Vizion Plus

Emri i tij është Tarkan, mos u gënjeni nga emri, ai nuk është një djale turk, por është një shqiptar i lindur në Turqi, vendi ku do të kalonte dhe vitet e para të jetës.
Jetonte i lumtur me familjen deri diten qe nena biologjike vendosi ta braktise.

Një jetë e re filloi per Tarkanin. Vitet kaluan dhe nje moment familjarët e tij kuptuan se Tarkani nuk ishte si gjithë fëmijet e tjere. Pas nje kontrolli ai u diagnostikua me autizem ne masen 80 perqind.

I ftuar ne emisionin Vizioni i Pasdites ne Vizion Plus Tarkani solli me vete edhe nje pjesez te rendesishme te jetes, nje liber me titullin “Lule ne te çarat e shkëmbit”. Libri ka dhjetera poezi te shkruara nga djaloshi “me optimist autik”, siç edhe ai e quan veten ne nje prej vargjeve te tij.

Familja eshte mbeshtetja me e madhe e Tarkanit, sepse ata kane sakrifikuar shume per t’i realizuar atij çdo deshire.

“Ne shkollen 9- vjecare edhe kam pasur zhgenjime per shkak te diagnozes sime kisha shume paragjykime. Qe kur u futa ne gjimnazin Qemal Stafa e ndjen veten me mire dhe nuk kam patur me nga ato momentet e veshtira dhe plot me nerva”- tregoi Tarkani.

Gjithashtu ai tha qe endrra me e madhe e tij pervec se nje shkrimtar eshte te jete pjese e politikes jo thjeshte te futej ne politik por sepse shqiperia ka nevoje per fytyra te reja. Tarkani ka disa politikan te preferuar duke filluar qe me Pjetrin e Madh te Rusise, Qemal Ataturkun etj.

Zgjedhjet pa opozitën, si duhet të sillet media në fushatë?

Mungesa e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në fushatën zgjedhore ngre pikëpyetje edhe për vetë njerëzit e medias.

A2 CNN pyeti dy emra të njohur të gazetarisë shqiptare, Armand Shkullakun dhe Aleksandër Çipën, nëse do të ishte më i ndershëm një “fair play” në fushatë edhe ndaj atyre që nuk janë në garë?

“Mendoj që është në të mirë të publikut që kjo të ndodhë sepse opozita, pavarësisht nga pjesëmarrja, ka kapacitete të recencës kritike që mund t’u bëjë projekteve, kandidatëve dhe alternativave që ofrojnë ata. Ekspertiza që është pranë opozitës është në interes të elektoratit”, tha Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Armand Shkullaku mendon se media nuk pse shqetësohet për të ruajtur balancat në një proces që ai e quan fares: “Nuk besoj se ka lider partie në botë që të ketë zënë më shumë hapësirë televizive sesa Edi Rama, as sa kryebashkiaku Veliaj. Kështu që mendoj se mediat nuk kanë pse shqetësohen për monitorimin gjatë një procesi që unë e quaj farsë”.

Kreu i Unionit të Gazetarëve beson se media duhet gjithashtu t’i qëndrojë më strikte parimeve të saj profesionale.

Verifikimi i fakteve duhet të jetë përditshmëria, thekson Shkullaku, jo një ushtrim sezonal.

Basha i vendosur: Rama rrëzohet të dielën

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka paralajmëruar të dielën rrëzimin e qeverisë.

Në takimin e mbajtur me mbështetësit demokratë, në zonën e ish-Kinostrudios, Basha tha se protesta e 2 qershorit do të jetë çlirimi I Shqipërisë nga banda e hajdutëve.

Ai iu bëri thirrje të gjithë mbështetësve që t’I bashkohen opozitës dhe t’I japin fund, sipas tij, njëherë e mirë qëndrimit të kryeministrit Rama në krye të qeverisë.

Sipas Bashës, protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës përballë të keqes së vendit.

“Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë ekonomike, 98 % e sipërmarrësve kanë vetëm një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse I ka ardhur aty ku smban më.

Pyetja nuk I drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi I të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë:

Ejani të dielën në orën 19 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet.”

Humbi 10 kg, Gjiko tregon formulën.

Duket se reperi nga Kosova e ka marrë shumë seriozisht fillimin e verës dhe është më se gati për sezonin e nxehtë.
Fizikisht Gjiko tani është më në formë se kurrë.

Artisti ka arritur të humbasë 10 kg dhe është treguar bujar duke ndarë me ndjekësit e tij në instagram, formulën e suksesshme që e solli atë në formë të mirë fizike.

“1 vakt në ditë, dieta Keto dhe crossfit”; kjo është mënyra se si Gjiko i humbur 10 kilogramët e tepërta dhe ne e mbajtëm shënim!

Le të kujtojmë edhe një herë se çfarë është dieta Keto!

Është një dietë e varfër në karbohidrate dhe e pasur në yndyrna të mira dhe ofron shumë energji.
Ideja është që duke marrë sasi të larta yndyre, sasi të moderuara proteinash dhe shumë pak karbohidrate, trupi kalon në ketosis ose thënë ndryshe në gjendjen metabolike, në të cilën trupat ketone (yndyrna si molekula) bëhen burimi kryesor i furnizimit në vend të glukozës.
Mbështetësit e dietës Keto vënë në dukje se kanë zbuluar se atletët që ushqehen me nivel të ulët karbohidratesh dhe të lartë të yndyrnave, djegin më shumë yndyrna gjatë stërvitjes së tyre duke e krahasuar me kolegët e tyre që ushqehen me karbohidrate.

Përqafojini prindërit sot, mos prisni derisa të jetë tepër vonë.

“Përqafojini prindërit kur i keni” Kjo është një nga frazat më të bukura dhe më tërheqëse të Trem Bala. Një ftesë për të përqafuar prindërit, shumë shpesh harrohet, apo merret si e mirëqenë.

Pa menduar se jeta kalon në një çast, kur mësojmë të jetojmë dhe njohim botën kur u themi lamtumirë atyre që na dhanë jetë. Në ditët e sotme çdo gjë është gjithnjë në nxitim, gjithçka kalon me shpejtësinë e nxitimit dhe për këtë ne duhet të rizbulojmë vlerën dhe ngrohtësinë e një përqafimi. Prindërit shpesh merren si të mirëqenë dhe jeta nuk na kujton gjithnjë vlerën dhe sakrificën e një nëne dhe babai.

Fjalët e Frank Clark, shkrimtar amerikan në fillim të shekullit të njëzetë për këtë janë të vërteta dhe thelbësore. Në të thuhej: “Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa prindërit t’i mësojnë fëmijët e tyre se si të jetojnë pa to.”

Prindërit janë një prioritet

Pra, ne të gjithë duhet të ripërcaktojmë prioritetet tona, duke i kushtuar vëmendje asaj që nuk duhet të harrohet kurrë. Nëse koha dhe jeta, ndodh shpesh, luajnë truket për ne, ne kurrë nuk duhet t’i lejojmë ato të heqin hapësirën, emocionet, dashurinë. Edhe më shumë kur rrjedha e viteve ndryshon marrëdhënien midis prindërve dhe fëmijëve dhe ata që dikur ishin stabiliteti dhe siguria u bënë si fëmijë.

Ne duhet t’i përqafojmë prindërit tanë

Ne duhet t’i përqafojmë prindërit kur ata janë pranë nesh, pavarësisht nga koha dhe peripecitë e jetës, ata i shohin fëmijët e tyre me të njëjtin sy. Kur ata buzëqeshin ndërsa kalojnë rastësisht nga puna në palestër, nga një angazhim në tjetrin, pothuajse harrojnë të kthehen ne të njëjtën pamje. Ka një frymë jete midis fëmijërisë dhe pleqërisë. Një frymë që duhet të vlerësohet para se koha të transformojë premtimet në pendim.

Të mos ketë keqardhje nesër

Një çast që mund të mbetet kështu ose të rrisë marrëdhënien me prindërit në diçka të përjetshme. Dhe duke i kthyer ata me të njëjtin pasion dhe të njëjtën indiferencë. Është e nevojshme ta mbani mend këtë, për t’u siguruar që çdo ditë një mendim, një telefonatë është për prindërit e dikujt. Ndoshta edhe një vizitë. Dhe një përqafim. Ndoshta hapësira e një kafeje ose shpërndarja e pazareve… Gjithmonë kujtohuni se një përqafim jep më shumë forcë se sa shumë ilaçe dhe heq çdo dhimbje.

Përqafojini prindërit tuaj. Bëjeni atë menjëherë. Mos prisni për nesër. Mos i lini t’u presin.

Ndryshime në listën e Kombëtares, ikin 3 lojtarë

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se lista e kombëtares për dy ndeshjet eliminatore, ndaj Islandës më 8 qershor dhe 3 ditë më pas ndaj Moldavisë, ka pësuar ndryshime.

3 lojtarë, Egzon Binaku, Ledian Memushaj dhe i riu Marash Kumbulla nuk do të jenë nën urdhrat e Reja-s në këto dy ndeshje.

“Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij IFK Norrkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë. Po ashtu mesfushori Ledian Memushaj i grumbulluar me përfaqësuesen në kompleksin “Tropikal” ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet.

Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë”, njofton FSHF.

Holanda kërkon zyrtarisht ndalimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët

Qeveria holandeze i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Europian per t’i njoftuar vendimin e Parlamentit për pezullimin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve.
Në një letër që përfaqësuesi i përhershëm i Holandës pranë bashkimit europian Robert de Groot I ka dërguar komisionerit për migracionin dhe çështjet e brendshme Dimitris Avramopoulus paraqitën shqetësimet në lidhje me shqiptarët; duke nisur nga rritja e rrezikut për sigurinë e brendshme të vendeve anetare.

“Që prej 2015, Holanda ka përjetuar një rritje thelbësore të veprave penale serioze, të lidhura me shqiptarët dhe bandat kriminale shqiptare. Kriminelët shqiptarë janë përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht kokainë, pastrimin e parave dhe trafikimin e qënieve njerëzore. Prezenca e tyre ne skenën kriminale po bëhet më e rëndësishme, jo vetëm sepse ata veprojnë në mënyrë efektive poshtë radarit, por edhe sepse është rritur bashkëpunimi me grupe të tjera të huaja kriminale. Eshtë e qartë se aktiviteti I tyre është një kërcënim për sigurinë e brendshme.”

Në letër theksohet se numri i të dyshuarve nga policia e Holandës është ulur nga viti 2016 kur numeroheshin 710 në vitin 2018 kur ishin 476 të dyshuar; gjithashtu theksohet se bashkëpunimi mes dy vendeve në luftë kundër krimit është përmirësuar.

Ndërkaq Holanda rendit një tjetër shqetësim që ka të bëjë me emigracionin e paligjshëm duke theksuar se në vitin 2009 janë gjetur në Holandë vetëm 75 persona që ndodheshin në mënyrë të paligjshme në Holandë krahasuar me 945 që janë kapur në vitin 2018.

Një arsye pse Holanda kërkon rivendosjen e vizave me Shqipërinë është rritja e numrit të azil kërkuesve nga viti 2009 kur ishin regjistruar 15 kërkesa për azil, në 550 azilkërkues në vitin 2018.

“Holanda i kërkon Komisionit të shqyrtojë informacionin e siguruar dhe në konsultim me vendet anëtarë të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar në bazë të artikullit 8 në mënyrë që të luftohen me efektivitet problemet në lidhje me shqiptarët.”

Pavarësisht kësaj kërkese shqiptarët do të vazhdojnë të lëvizin pa viza në vendet e zonës Shengen, përfshi edhe Holandën; sqarim që e ka dhënë edhe vete ambasada holandeze në një njoftim për letrën drejtuar Komisionti Europian.

Tashmë I përket Komisionit Europian të shqyrtojë të gjitha pretendimet e Holandës e të vlerësoje nëse shqiptarët mund të lëvizin apo jo pa viza në Bashkimin Europian. Komisioni mund të vendosë që ta rrëzojë kërkesën e Holandës e në këtë rast ky debat mbyllet. Por nëse komisioni I vlerëson të drejta shqetësimet atëherë vendimi për rikthimin e vizave kalon të vendet anëtare; rikthimin e vizave mund ta vendosin ato me shumicë të cilësuar ndërkohë që duhet ta votojë edhe Parlamenti Europian.