Basha i vendosur: Rama rrëzohet të dielën

342

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka paralajmëruar të dielën rrëzimin e qeverisë.

Në takimin e mbajtur me mbështetësit demokratë, në zonën e ish-Kinostrudios, Basha tha se protesta e 2 qershorit do të jetë çlirimi I Shqipërisë nga banda e hajdutëve.

Ai iu bëri thirrje të gjithë mbështetësve që t’I bashkohen opozitës dhe t’I japin fund, sipas tij, njëherë e mirë qëndrimit të kryeministrit Rama në krye të qeverisë.

Sipas Bashës, protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës përballë të keqes së vendit.

“Ndërkohë që mirëpresin platformën tonë ekonomike, 98 % e sipërmarrësve kanë vetëm një pyetje: Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse I ka ardhur aty ku smban më.

Pyetja nuk I drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi I të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë:

Ejani të dielën në orën 19 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet.”