Policia e shtetit ka arritur të zbardhë vrasjen e bujshme të vëllezërve Bilali në Shkodër , më 30 mars.
Si rezultat i operacionit të koduar “Livadhe”, forcat e rendit kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuar me akuzën “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim”.
I pari është shtetasi me inicialet A.S. 29 vjeç, nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës, i dyti shtetasi M.R. banues po në Mjedë.
Ndërkohë, në ndjekje është 26 vjeçari I.L, që cilësohet edhe si autori kryesor i vrasjes, si dhe D.B. 29 vjeç, i dyshuar për përkrahje.
Ngjarja e 30 marsit në Shkodër ndodhi në lagjen “Guerile”, në vendin e quajtur “Zooteknika”. Në atentat u vranë Astrit Bilali, i ati i Asmer Bilalit, ish boksierit të arrestuar në operacionin kundër grupit Bajraj në Shkodër, si dhe vëllai i tij Ibrahim Bilali.