Qëllohen me armë dy makinat e 36-vjeçarit

197

Dy makina të një 36-vjeçari janë qëlluar me armë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në Velipojë të Shkodrës.

Dy mjetet tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” ishin të parkuara në rrugë, pranë banesës së 36-vjeçarit.

Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa nuk dihen akoma as shkaqet e ngjarjes.