Krimi ka përdhunuar zyrtarë të lartë shtetërorë

685

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa fliste ngjarjet kriminale që kanë tronditur Shkodrën këto ditë.

E ftuar në emisionin Open, Ademi ka thënë se i gjithë pushteti në Shkodër ka 4 vite që është nën presionin e krimit, madje dhe ajo vetë.

‘I gjithë pushteti në Shkodër, është nën presionin e krimit, ka katër vjet. Sigurisht edhe unë vet jam nën presion, nuk mund të jemi jashtë këtij konteksti.

Në Shkodër janë ndërruar drejtues instituncionesh sepese janë përdhunuar nga krimi, nuk janë të PD por të maxhorancës’, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës ndër të tjera.

Ndërkohë e pyetur nga gazetarja Anila Basha nëse është kërcënuar personalisht ajo dhe familja e saj, apo nëse kanë marrë mesazhe kërcënuese, Voltana Ademi ka thënë se ka pasur raste që kanë ndikuar në jetën e saj publike.

Anila Basha: A është kërcënuar Voltana, bashkëshorti, familjarët, keni marrë mesazhe kërcënuese apo keni marrë në mënyrë të ndryshme mafioze për dhënie tenderash apo para publike? Dhe janë përdhunuar nga krimi, e kishit metaforë apo për përdhunim fizik?

‘Kur kam patur raste që kanë ndikuar në jetën time publike, i jam drejtuar Prokurorisë. Krimi nuk vjen direkt te kryetari por shkon edhe në hallka ndërmjetëse. Ne funksionojmë në hallka zinxhir. Krimi bën presion edhe kur vjen edhe me ndërhyrje qoftë edhe me një shkresë. Kur bëhet fjalë për përdhunim po flas për dhunim fizik, mediat në Shkodër i dinë rastet, mund t’i drejtoheni institucioneve’, ka thënë Ademi, ndërkoëh që shtoi se drejtues institucionesh në Shkodër janë përdhunuar nga krimi prandaj janë ndërruar shpesh nga detyra.

‘Janë drejtues të lartë jo rastësisht janë ndryshuar drejtorë në hipotekë, në drejtorinë rajonale te spitalit të Shkodrës’, përfundoi Voltana Ademi.