Të sëmurë nga xhelozia sipas shenjave të horoskopit

727

Xhelozia është një fenomen i pashmangshëm në jetën e një çifti, por gjithmonë ne përpiqemi që në një mënyrë apo tjetër të shmangim çdo konflikt që mund të lindë nga ajo.

Partnerin e ndjen si pronë dhe çdo gjë që i pëlqen atij mund të ndikojë në lidhje. Shpesh është romantik por më shumë është kontrollues.

Më poshtë do të njiheni se cilët janë shenjat e horoskopit që cilësohe si më xheloze në një lidhje.

Akrepi
Gjithnjë dyshues, është tipi që zakonisht nuk e shpreh menjëherë xhelozinë por vë në dukje çdo gjë që nuk pëlqen tek partneri. Zakonisht një akrep do të flasë hapur kur do distancë.

Bricjapi
Ka një tendencë për të planifikuar çdo gjë. Këtë e përdor edhe si armë kundër partnerit. Bëhet shpesh kontrollues deri në obsesiv. Është e rëndësishme që të diskutohen limitet e marrëdhënies që të mos humbësh besimin e një Bricjapi.