Gjumi më i rëndësishëm se kurrë, ja pse!

344

Mungesa e gjumit apo dhe fjetja më shumë se ç’duhet, lidhet me rrezikun e lartë të prekjes nga goditja në tru. Kur gjumi është I pamjaftueshëm? Po i tepërt? Shkencëtarët japonezë ishin të parët që u përpoqën t’i jepnin përgjigje kësaj pyetjeje.

Ata vëzhguan rreth 100 000 burra dhe gra të moshës së mesme për katërmbëdhjetë vjet me radhë Krahasuar me njerëzit që flinin mesatarisht shtatë orë në natë, personat që flinin katër ose më pak orë, apo dhjetë ose më shumë orë, kishin 50 për qind më shumë mundësi të vdisnin nga goditja në tru

Një studim i kohëve të fundit i rreth 150 000 amerikanëve e analizoi më thellë këtë çështje. Normat më të larta të goditjeve në tru ndodhnin te personat që flinin më pak se gjashtë orë dhe tek ata që flinin më shumë se nëntë orë

Rreziku më i ulët ishte te personat që flinin rreth shtatë ose tetë orë gjumë në natë. Studime më të mëdha në Europë, Kinë apo gjetkë konfirmojnë faktin se të fjeturit shtatë ose tetë orë gjatë natës lidhet me rrezikun e ulët të prekjes nga goditja në tru

Nuk jemi të sigurt nëse kjo marrëdhënie është shkak-pasojë, por derisa të zbulojmë diçka më shumë, përse të mos synojmë të flemë kaq orë në natë? Gjumë të ëmbël!

Ky informacion është shkëputur nga libri Ushqimet që shpëtojnë jetë.
Living