Dhunë dhe tension, Laçi merr një pikë përballë Tiranës

Laçi ka arritur të marrë një barazim përballë Tiranës në “Selman Stermasi” në minutën e tetë shtesë.

Një barazim që më së shumti u vlen kurbinasve sesa bardhebluve.
Pjesën e parë bardheblutë e mbyllën në avantazh falë një goli të shënuar nga Sentau.

Por pavarësisht kësaj, bardheblutë nuk ditën të përfitonin dhe të shënonin golin e sigurisë përballë kurbinasve të cilët dhe pse me 10 lojtarë arritën të merrnin një barazim me vlerë në minutën e tetë shtesë falë një goli të shënuar nga Shtupina.

Megjithatë përveç rezultatit që foli në favor të kurbinasve ,ndeshja u shoqërua edhe me tensione të shumta.

Një gol I anuluar për Tiranën nga gjyqtari anësor tensionoi situatën në tribuna nga ku arbitri u godit me shishe në kokë.

Në përfundim të takimit forca të shumta policie u futën në ambientet e stadiumit për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Por përsëri incidentet nuk u shmangën dot, pasi në korridoret e stadiumit lojtarët dhe tifozët e Laçit kanë goditur sulmuesin e Tiranës Micheal N’Goo.

Lleshaj bën gafën e pafalshme pas vrasjes (Video)

Ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj ka bërë një gafë të pafalshmë gjatë deklaratës së tij për mediat nga Shkodra. Pasi shkarkoi drejtorin e polciisë Shkodër, Vehbi Bushatin dhe emëroi në vend të tij, Niko Brahimin, Lleshaj u shpreh se në një kohë që po ndodhin vrasje të një pasnjëshme në Shkodër, ‘qytetarët nuk kanë pse të ndihen të sigurtë’.

Në video më poshtë dëgjohet se e Lleshajn e korigjon Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

“Të pa sigurtë,”- dëgjohet t’i thotë Veliu dhe më pas Lleleshaj e korigjon.

“Më falni, qytetarët nuk kanë pse të dnihen të pasigurtë. Nuk ka hapësirë për shqetësimin e sigruisë për qytetarët e Shkodrës,”– tha ministri.

Historia/ Ish kampioni i boksit në Shkodër që “prodhoi” disa të vrarë

Dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali ngelën të vrarë paraditen e kësaj të shtune në banesën e tyre si pasojë e një atentati nga persona të paidentifikuar.

Astrit Bilali është babai I Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri”.

Por edhe pse historia e vrasjes së dy vëllezërve Bilali është e paqartë, ajo dyshohet të ketë lidhje me hakmarrjen.

Ish-kampioni I boksit Asmer Bilali ësthë një emër jo pak I njohur për policinë.

Asmeri është përfolur për ngjarjen e shtatorit të vitit të shkuar kur është ekzekutuar me armë Arian Ferracaku në periferi të Shkodrës. Ish-kampioni I boksit mendohet të ketë qenë shënjestra e atentatorit por që gabimisht mbeti I vrarë biznesmeni Arian Ferrcaku.

Ai ka qenë I përfshirë si I dyshuari krysor edhe në plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit të Shkdorës në 2017.

Për këtë ngjarje Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.

Gjatë ndalimit atij iu gjet edhe një armë e tipit pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Gjykata liron 7 protestuesit e arrestuar të opozitës

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 7 protestuesit e opzoitës që u arrestuan ditën e enjte.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Olsi Kasemin, Luis Buzherin; Maringlen Meçjan; Gjok Dreshajn; Aleksander Prengën; Agim Sallahun dhe Shefqet Sefajn

Prokuroria kërkoi arrest me burg për 5 protestues dhe për dy të tjerë detyrim paraqitjeje.

Gjykatka e cilësoi si të ligjshëm arrestimin ndërsa nuk mori parasysh masën e arrestit me burg të kërkuar nga organi akuzës.

Tronditet Shkodra, vriten vëllezërit Bilali

Qyteti i Shkodrës është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë.

Sipas burimeve, dy vëllezër, Astrit dhe Ibrahim Bilali, kanë gjendur vdekjen nga disa të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras. Astrit Bilali është i ati i Asmer Bilalit, ish boksierit të arrestuar në operacionin kundër grupit Bajraj në Shkodër.

Forca të shumta të policisë po rrethojnë zonën, për të kuptuar dinamikat e ngjarjes së rëndë.

Mësoni pse duhet të konsumojmë çaj jeshil

Çaji jeshil dhe vetitë e tij të shumta njihen prej shekujsh tashmë. Por një studim i fundit i Universitetit të Ohio vë në dukje se përmirëson shëndetin intestinal dhe mund të jetë një armë shumë efikase kundër obezitetit.

Eksperimentet për momentin janë kryer vetëm tek kaviet e laboratorit dhe ka rezultuar se në rastet kur konsumohej çaji jeshil, kishte një përmirësim prej 2% të shëndetit të zorrëve, një prani më të lartë të mikrobeve të mira, ulje të peshës në 20% dhe një rezistencë më të ulët ndaj insulinës.

Sipas njërit prej autorëve, Richard Bruno, ky studim vërteton se çaji jeshil sjell një sërë përfitimesh në organizmin e njeriut.

Horoskopi ditor, e shtunë 30 mars 2019

Dashi
Nëse jeni ne një lidhje do përballeni me disa probleme gjate kësaj dite. Do dëshironi qe gjithçka te behet si thoni ju, por duke qene se partneri nuk do e pranoje ketë do debatoni ashpër. Hëna do jete planeti qe do i ndihmoje beqaret te gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar duhet te mos ndaleni se u marri me menaxhimin e te ardhurave. Te paktën tani qe situata është delikate.

Demi
Sektori i ndjenjave do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur gjate kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mire pranë partnerin tuaj dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret nga ana tjetër do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër edhe pse fati nuk do jete me ta. Ne planin financiar situata do filloje te stabilizohet. Do jeni me te qarte për shpenzimet qe duhet te kryeni.

Binjaket
Edhe nëse keni disa mosmarrëveshje ne çift nuk duhet ta dramatizoni situatën sot. Ne jete ka ulje dhe ngritje dhe lum ata qe dini si ta menaxhojnë mire çdo situate. Beqaret do ndihen mire ne praninë e miqve dhe familjareve dhe nuk do kërkojnë me ngulm një lidhje. Ne planin financiar mire do jete te shpenzoni me maturi nëse doni qe te ardhurat te mos kenë probleme.

Gaforrja
Dite shume e favorshme dhe e bukur kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete e qëndrueshme dhe nuk do mungojnë as çastet romantike. Beqaret gjithashtu do kenë takime interesante dhe dashuri me shikim te pare. Financat do jene ne një gjendje goxha te mire. Mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër se zakonisht.

Luani
Bekimi i yjeve do mbi te gjithë ju gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje mire dhe madje do merren edhe vendime mbi te ardhmen. Çiftet me probleme do e gjejnë me mirëkuptim zgjedhjen me te mire. Beqaret duhet me patjetër ta largojnë turpin nëse duan te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Nuk është koha as për hua dhe as për shpenzime kuturu.

Virgjeresha
Dite goxha e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni debate me partnerin dhe do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Beqaret me ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Një tjetër etape do filloje për ta. Financat do kenë përmirësime te vogla, por duhet ende te prini edhe pak para se te kryeni ndonjë investim.

Peshorja
Dite e bukur dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do doni qe dita te mos ketë fund. Edhe beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe ne praninë miqve. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme dhe pa probleme te mëdha. Shfrytëzojeni për te shlyer borxhet.

Akrepi
Edhe pse marrëdhënia me partnerin nuk është aq e ngrohte sa ju do dëshironit, sot do jeni optimiste dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Mbrëmja do jete me e mire. Beqaret do bëjnë çfarë te mundin për te pasur takimet e ëndërruara, por nuk do kenë fat. Financiarisht nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse gjithçka do jete ne favorin tuaj.

Shigjetari
Duhet me patjetër te bëni ndryshime gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift dhe ta largoni njëherë e mire rutinën. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja juaj do ece si duhet dhe partneri nuk do i hedhe sytë diku tjetër. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar duhet te hiqni disa para mënjanë ne mënyrë qe te siguroni edhe te ardhmen.

Bricjapi
Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Secili prej jush do kërkojë pedale e tija dhe nuk do arrini dot te gjeni zgjidhjen me te mire. Beqaret nuk duhet te joshin këdo qe do ju dale përpara sepse ne këtë mënyrë do i bëjnë dem imazhit te tyre. Ne planin financiar do ju duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

Ujori
Mos u mbyllni ne vetvete dhe mos vuani ne qetësi gjate kësaj dite, por flisni me partnerin dhe tregojini brengat qe keni. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini t’i zgjidhni ato. Beqaret duhet te bëjnë akoma me shume durim për te krijuar një lidhje te qëndrueshme. Financat nuk do jene te këqija, por duhet te tregoheni te matur me transaksionet qe do kryeni.

Peshqit
Mos kërkoni te dominoni mbi partnerin dhe te jeni ju qe e udhëhiqni atë sepse do keni probleme serioze. Ne një lidhje te dy kane te drejta te barabarta dhe duhet gjithmonë te bashkëpunojnë. Beqaret do kenë mbështetjen e Diellit dhe do realizojnë disa takime interesante. Me financat tregohuni te arsyeshëm dhe mos e teproni aspak me shpenzimet.

Kryeprokurori i Apelit Durrës në “vetting”, probleme me pasuritë

Në vitin e tij të 20-të të punës si prokuror, Ferdinand Elezi, titullar i Prokurorisë së Apelit Durrës, u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

ILDKPKI kishte përcjellë një raport pozitiv për Elezin, ish-kandidat për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, por Komisioni tha se dy apartamente në Durrës ishin blerë me çmim më të ulët se tregu, ndërsa për një në Tiranë kishte mangësi në deklarimin e burimit të të ardhurave.

Sipas Komisionit, në disa periudha kohore, Elezi kishte shpenzuar para përtej mundësive të tij, ku bilanci negativ shkonte në 7 milionë lekë.

Pagesa e tatimeve për një apartament të dhënë me qira disa vite me vonesë nga Elezi ngjalli debat në seancë. Prokurori u justifikua me faktin se kishte pretenduar se tatimi ishte paguar nga qiramarrësi. KPK tha se Elezi ishte i përshtatshëm për sistemin sa i përket pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Vetë prokurori tha se do pasuri e tij ishte e justifikuar dhe e ligjshme, duke kërkuar në përfundim konfirimimin në detyrë. Jashtë sallës ai iu përgjigj negativisht pyetjes së gazetarëve, nëse do të kandidonte për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Holanda kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Disa parti politike në Holandë kanë propozuar rikthimin e vizave për shqiptarët, si e vetmja mundësi për të frenuar krimin e organizuar shqiptar atje.

Gazeta me e madhe holandeze “De Telegraaf”, në një artikull me titull “kërkesa për viza për shqiptarët”, citon përfaqësues të 3 partive politike holandeze, Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane, të cilët shprehen se problemet në Holandë, nisën me liberalizimin e vizave.

“Kriminelët nga vendet e Ballkanit janë gjithnjë e më aktivë në Amsterdam dhe po kontrollojnë tregtinë e kokainës atje”, shkruan gazeta, e një gjë e tillë ndodh për shkak se kriminelët përfitojnë kur nuk ka kontrolle.

Deputetja Van Toorenburg kërkon rikthimin e menjëhershëm të vizave për shqiptarët dhe thotë”.

“Unë dua të di kë fus në shtëpi. Dhe për këtë arsye do të kërkoj shumë shpejt një debat me ministrin për drejtësi dhe siguri”, ka thënë deputetja Van Toorenburg, antare e te njëjtës force politike te Ministrit Holandez për Drejtësi dhe Siguri Grapperhaus.

Edhe deputeti socialist Van Dijk, ndan të njëjtin mendim duke thënë se duhet të nisin procedura emergjente për rikthimin e vizave.

Shkrimi i “De Telegraaf” vjen një ditë pas vizitës së ministrit holandez të drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus në Shqipëri.

megjithatë, mbetet për të parë nëse deputetët do të mbështesin apo jo propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyer vizat për Shqiptarët.

FOTOT/ Forcat speciale të fshehura në rrethimin e Xhamise së re

Protesta e sotme para Parlamentit, e cila u shoqërua edhe me tensione, ka mobilizuar edhe shumë forca policie, ndërsa një pjesë tjetër ka monitoruar procesin në distancë për të zbuluar elementët e dhunshëm të turmës.

Forcat e policisë sot po ashtu si në protestat e kaluara e kanë përdorur Xhaminë e re pranë Parlamentit.

Në fotot e siguruara nga Fast News Albania, shohim forcat e shumta të policisë teksa dalin nga Xhamia, disa orë pas protestës.