Holanda kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

570

Disa parti politike në Holandë kanë propozuar rikthimin e vizave për shqiptarët, si e vetmja mundësi për të frenuar krimin e organizuar shqiptar atje.

Gazeta me e madhe holandeze “De Telegraaf”, në një artikull me titull “kërkesa për viza për shqiptarët”, citon përfaqësues të 3 partive politike holandeze, Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane, të cilët shprehen se problemet në Holandë, nisën me liberalizimin e vizave.

“Kriminelët nga vendet e Ballkanit janë gjithnjë e më aktivë në Amsterdam dhe po kontrollojnë tregtinë e kokainës atje”, shkruan gazeta, e një gjë e tillë ndodh për shkak se kriminelët përfitojnë kur nuk ka kontrolle.

Deputetja Van Toorenburg kërkon rikthimin e menjëhershëm të vizave për shqiptarët dhe thotë”.

“Unë dua të di kë fus në shtëpi. Dhe për këtë arsye do të kërkoj shumë shpejt një debat me ministrin për drejtësi dhe siguri”, ka thënë deputetja Van Toorenburg, antare e te njëjtës force politike te Ministrit Holandez për Drejtësi dhe Siguri Grapperhaus.

Edhe deputeti socialist Van Dijk, ndan të njëjtin mendim duke thënë se duhet të nisin procedura emergjente për rikthimin e vizave.

Shkrimi i “De Telegraaf” vjen një ditë pas vizitës së ministrit holandez të drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus në Shqipëri.

megjithatë, mbetet për të parë nëse deputetët do të mbështesin apo jo propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyer vizat për Shqiptarët.