Mësoni pse duhet të konsumojmë çaj jeshil

464

Çaji jeshil dhe vetitë e tij të shumta njihen prej shekujsh tashmë. Por një studim i fundit i Universitetit të Ohio vë në dukje se përmirëson shëndetin intestinal dhe mund të jetë një armë shumë efikase kundër obezitetit.

Eksperimentet për momentin janë kryer vetëm tek kaviet e laboratorit dhe ka rezultuar se në rastet kur konsumohej çaji jeshil, kishte një përmirësim prej 2% të shëndetit të zorrëve, një prani më të lartë të mikrobeve të mira, ulje të peshës në 20% dhe një rezistencë më të ulët ndaj insulinës.

Sipas njërit prej autorëve, Richard Bruno, ky studim vërteton se çaji jeshil sjell një sërë përfitimesh në organizmin e njeriut.