Aksident në Shkodër, humbet jetën një grua, vjaza 18 vjeçare në gjëndje të rëndë (Video)

556

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Në vendin e quajtur “5 Heronjtë”, në lagjen Dobraç, mjeti me drejtues shtetasin S. D., banues në Boriç i Vogël të Malësisë së Madhe, ka aksidentuar dy këmbësorë.

Shtetasja H. B., 58 vjeçe, banuese në Shkodër, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të qytetit, ndërsa E. B., 18 vjeçe, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë Shkodër për veprime të mëtejshme ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.