Federata Shqiptare e Futbollit sapo ka marrë konfirmimin nga policia për sigurimin e mbarëvajtjeve të ndeshjeve dhe ditën e nesërme rikthehet futbolli.
Marrëveshja është arritur pak pas orës 19:00, rreth 6 orë pas takimit që Kryeministri Rama pati me drejtuesit e futbollit në vend.
Futbolli do të rikthehet me ndeshjen e parë, atë mes Partizanit dhe Luftëtarit ditën e nesërme në “Elbasan Arena” e vlefshme për çerekfinalet e Kupës.
Futbolli shqiptar u ndërpre pas ngjarjeve të turpshme të ndodhura në Kamzë, ku drejtues të ekipit dhe tifozët dhunuan arbitrin e ndeshjes në takimin ndaj skuadrës së Laçit.