Morën pjesë në dasmë, infektohen 11 persona.

81

Pavarësisht urdhrit të autoriteteve për të mos organizuar ceremoni martesore, duket se kjo ka rënë në vesh të shurdhër.

Dasmat vijojnë të bëhen, edhe pse rëndom thuhet se tavolinat janë në distanca të konsiderueshe, duke harruar që koronavirusin mund ta marrin edhe duke kërcyer të kapur dorë për dore.

Mësohet se 11 raste të reja në Krujë janë infektuar pasi morën pjesë në një dasmë. Shpeshherë pronarët e lokaleve që organizojnë ceremoni martesore janë ndëshkuar me gjoba, por edhe ky fakt nuk ka ndikuar aspak në ndalimin e dasmave.