Katër përfaqësues të komunitetit shqiptaro-hebre: Felicita Jakoel, Ana Çili, Iris Matathia dhe Arens Duka u vlerësuan nga Ministria shqiptare e Diasporës me titullin “Ambasador i Kombit” gjatë Samitit të Dytë të Diasporës, për kontributin e tyre në promovimin e Shqipërisë në Izrael dhe botën hebraike.
Certifikatën “Ambasador i Kombit” ua dorëzoi ministri i Diasporës, Pandeli Majko.
Felicita Jakoel është kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael Shqipëri.