Italia është edhe blerësi kryesor i produkteve shqiptare blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale.
Rreth 8.6 miliardë lekë është llogaritur vlera e eksporteve gjatë vitit 2018 dhe në sasi, 22.3 mijë tonë produkte janë tregtuar në këtë shtet.
Por pavarësisht se renditet në vendin e parë, eksportet drejt këtij vendi kanë pësuar një rënie të lehtë krahasuar me 2017-ën. TV SCAN ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore ku eksporton më shumë produkte të këtij sektori, ku pas Italisë, e dyta renditet Kosova dhe Greqia me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë.