PD protestë në 4 qytete të vendit : Të gjithë bashkë më 16 Shkurt.

437

Shtatë ditë përpara protestës së paralajmëruar të opozitës, qindra banorë demokratë janë mbledhur në Shkodër, Gjirokastër, Korcë dhe Dibër për të protestuar për çmimet dhe taksat e larta, mungesën e infrastrukturës rrugore, si dhe atë të ujit të pijshëm.
Banorët demokratë të qarkut Dibër janë mbledhur nën drejtimin e deputetit demokrat në bulevardin e Peshkopisë. Ndërsa në Shkodër, demokratët janë mbledhur përpara prefekturës. Në Gjirokastër, në krah të banorëve është pikasur edhe kryetari i komunës së Lazaratit Dashamir Aliko. Sakaq në Korcë, banorët demokratë sëbashku me drejtuesit lokalë janë mbledhur në bulevard.

Qytetarët demokratë të rretheve të Korçës janë mbledhur prej orës 11:00 në qendër të qytetit për të protestuar për gjendjen aktuale të vendit. Në kuadër të protestës së madhe opozitare që është paralajmëruar të mbahet më datë 16 shkurt, demokratët kanë tubuar drejt Bashkisë me pankarta në duar. “Po na helmoni me TEC-in”, “Nuk e duam TEC-in”, “Qeveria të mbajë premtimet”, lexohet në disa prej tyre. Disa prej qytetarëve kanë gjuajtur edhe me vezë drejt Bashkisë, një mënyrë e zgjedhur kjo për të shfaqur revoltën ndaj qeverisë “Rama”.