Kastriot Islami flet pas shoqërimit në komisariat: E bëri Edi Rama, përdorën forcë ndaj një profesori dhe figure publike siç jam unë. Më mbështetën shumë njerëz dhe i falenderoj

570

Ish deputeti Kastriot Islami ka reaguar pas daljes nga komisariati ku u shoqërua për mungesën e maskës mbrojtëse si dhe kundërshtimit e fyerjes së efektivëve të policisë.

Islami thotë se mbrapa kësaj ngjarje fshihet Edi Rama duke treguar se si ndodhi ngjarja.

“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… !

Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe….”, shkruan Kastriot Islami në Facebook.